Mario Mitaj ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme të Genoas ndaj Juventusit me rezultatin 2-0.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli, por u aktivizua në minutën e 41-të, duke u bërë pjesë e suksesit të skuadrës në këtë përballje.

Pas ndeshjes, Mitaj ndau një mesazh në Instagram, ku vlerësoi paraqitjen kolektive të ekipit dhe shprehu krenarinë për të qenë pjesë e tij.

“Fitore shumë e rëndësishme. Një paraqitje e shkëlqyer e të gjithë ekipit. Krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Faleminderit, Grifonët!”, shkroi futbollisti shqiptar.

Top Channel