Rrëfimi tronditës i djalit të Schumacher: Do të jepja gjithçka vetëm për të folur sërish me babin
Nëntë fitore në 18 gara dhe një sezon dominues në Formula 1 kanë bërë që Mercedes të mendojë për një marrëveshje të re financiare me Kimi Antonellin.
Mercedes ka nisur të mendojë për të ardhmen e Kimi Antonellit, me drejtuesit e skuadrës gjermane që synojnë të rishikojnë kushtet financiare të kontratës së pilotit italian, në përputhje me rezultatet e tij në pistë.
Edhe pse kontrata aktuale e Antonellit është e vlefshme deri në vitin 2028, drejtori i ekipit, Toto Wolff, kërkon që negociatat për përmirësimin e saj të nisin sa më shpejt. Qëllimi është të shpërblehet performanca e pilotit të ri dhe të shmanget interesi i mundshëm i skuadrave rivale.
Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë La Stampa, një takim mes përfaqësuesve të Antonellit dhe drejtuesve të Mercedesit pritet të zhvillohet pas festimeve të kampionatit.
Aktualisht, paga bazë e pilotit italian raportohet të jetë rreth 4 milionë dollarë në sezon, një shumë që vjen nga kontrata e tij fillestare në Formula 1. Megjithatë, përmes bonuseve të lidhura me rezultatet, të ardhurat e tij vjetore mund të arrijnë në 10-12 milionë dollarë.
Këto shifra pritet të ndryshojnë ndjeshëm në marrëveshjen e re, nëse Mercedes vendos ta përshtatë pagën e Antonellit me statusin e tij të ri në kampionat.
Synimi është që italiani të afrohet me nivelet e pagave të pilotëve më të paguar në Formula 1, si Max Verstappen dhe Lewis Hamilton. Një pikë e rëndësishme në negociata pritet të jetë edhe barazimi me shokun e tij të skuadrës, George Russell, paga vjetore e të cilit, sipas raportimeve, tejkalon 30 milionë euro.
Për Mercedesin, rinovimi i kushteve financiare të Antonellit shihet si një investim për të ardhmen, ndërsa piloti italian po kthehet në një nga emrat kryesorë të projektit sportiv të skuadrës.
Top Channel