Milan merr lajme të mira nga infermieria, 3 lojtarë të rëndësishëm rikuperohen për derbin me Interin
Adil Rami përfundon në vorbullën e polemikave në rrjetet sociale pasi sulmoi me tone shumë të ashpra, Alexia Putellas, fituese e Topit të Artë për futbollin e vajzave, për shkak të fjalimit të saj gjatë ceremonisë së zhvilluar mbrëmjen ë së hënës në Londër.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Twitch, ish futbollisti i Milanit krititoi me tone tejmase të forta fjalimin e 3 herë fitueses së Topit të Artë, duke injoruar totalisht atë të Harry Kane, triumfuesi në futbollin e meshkujve, që pati një diskutim të gjatë.
‘Nisi të flasë dhe vazhdoi. Moj motër, hiqe mikrofonin, hiqe-ishin fjalët e Adil Rami-do që të flasësh? S’ka problem, shko në shtëpi, merr një videocamera, ndiz dy drita. Ky është Topi i Artë, në një moment mendova: mjaft, e more fjalën, mbylle tani’
Video e shpërndarë e Rami që pranoi se mbeti i shokuar në përfundim të fjalës së futbollistes spanjolle shkaktoi menjëherë një valë indinjate dhe reagimesh dënuese nga përdoruesit në internet, për shkak të trajtimit të pabarabartë krahasuar me fjalimin e Harry Kane.
Top Channel