Milan merr lajme të mira nga infermieria, 3 lojtarë të rëndësishëm rikuperohen për derbin me Interin
Pasi kaluan ndeshjet e tyre të mesjavës, Milani dhe Interi përgatiten për Derbin e Madonninës me skuadrat që shkojnë në takimin e madh mes tyre me humore të kundërta, por edhe me fantazmat që i rrethojnë dhe që duhet t’i largojnë pikërisht në natën e Halloween-it.
Milani po shfaqet si një skuadër së cilës i duhet ende kohë për të thithur plotësisht idetë e trajnerit Amorim, me kuqezinjtë që po vuajnë edhe pasojat e problemeve fizike të lojtatëve. Në fakt humbja ndaj Bolognas erdhi pjesërisht edhe për shkak të këtij problemi, pasi në fushën e lojës munguan 8 futbollistë me peshë duke detyruar disa lojtarë të tjerë të sforcoheshin më shumë se normalisht. Dhe kush pushoi nuk u zëvendësua siç duhej nga futbollistët e linjës së dytë.
Është pikërisht mungesa e opsioneve për të zëvendësuar titullarët, një prej elementëve që e bën Milanin të jetë inferior ndaj rivalëve historikë. Në krahun tjetër, zikaltrit duhet të largojnë një mallkim që prej 2 vitesh ka rrethuar Pinetinën përsa i përket Derbit të Madonninës. E vërteta është që Interi, që nga 22 prilli i 2024, dita kur fitoi titullin kampion në përballjen ndaj Milanit, nuk ka mundur të fitojë më asnjë sfidë ndaj rivalëve të përjetshëm kuqezinj.
Në 7 ndeshjet derbi të fundit, zikaltrit nuk e kanë ndjerë shijen e fitores. Edhe kur rezultati dukej se po shkonte drejt barazimit. Për ta konfirmuar këtë, kthehemi në kohë, në datën 22 shtator 2024, kur Gabbia me një gjuajtje me kokë vulosi shifrat 2-1, për të parin rezultat pozitiv të kësaj serie. Dhe pak më shumë se dy muaj më vonë, Milani i Sergio Conceiçao evitoi serinë e penalltive në finalen e Superkupës, një trofe që u vesh me ngjyrat kuqezi falë golit të Abraham në minutën e 93 për rezultatin final 3-2.
Dy përballjet që pasuan përfunduan 1-1. I pari(sfida e kthimit në kampionat) u barazua në çastet e fundit nga skuadra e Inzaghit falë De Vrij, sfida tjetër ishte ajo e raundit të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë(Calhanoglu iu përgjigj Abraham). Ndërsa në përballjen e pestë dhe të fundit në sezonin 2025/26, Milani i gjunjëzoi rivalët me rezultatin e pastër 3-0 falë dygolëshit të Jovic dhe golit të Reijnders. Sezonin e kaluar pati dy fitore minimale të kuqezinjve me rezultatin, njëra prej tyre u vendos nga Pulisic, tjetra nga Estupinan.
Si Milani ashtu edhe Interi kanë shumë pak orë në dispozicion për të rikuperuar energjitë dhe për të përgatitur derbin numër 240 të Madonninës. Por Interi aktual është një ndër skuadrat më të mira në histori përsa i përket fillimit të sezonit, por edhe Milani pavarësisht gjithçkaje i ka armët për t’iu shkaktuar dëme rivalëve zikaltër, mbetet vetëm për të parë nëse Interi do të prishë mallkimin apo do të jetë Milani që do të zgjasë agoninë e zikaltërve në këtë derbi shumë të ndjerë dhe të zjarrtë.
Top Channel