Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Top Story për arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha se informacioni për arrestimin e tij rrodhi që javën e kaluar dhe se për këtë duhet të vendosim një rregull.

“Unë jam i fokusuar te disa gjëra në doktrinën e sundimit të ligjit: Kemi dy terma që na kanë shqetësuar: paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria. Për paprekshmërinë: Nëse ka pretendim dikush dhe të akuzon shko paraqitu dhe jep llogari sipas procedurave ligjore të kodit penal. Për pandëshkueshmërinë: A dënohen këto njerëz më pas apo jo?”, tha eksperti.

Karamuço përmendi edhe një fazë të tretë, ndëshkueshmëria, për të cilën tha që personi që do të arrestohet e di përpara se të merret masa e sigurisë.

“Ne kemi një javë që e dimë. Një koleg i juaj më thanë që një media i tha të shtunën ‘hajde të martën në emision se do arrestohet Dako’. E kam të ndëshkueshmëria , kur ti shkon dhe i thua personit që do shkosh ta arrestosh.  E kam për çdo rast që duhet të vendosim një rregull. Jemi të gjithë të paqartë. Kur thirret 8 muaj një person, merret në pyetje, ai është i përgatitur, di për çfarë po flet”, tha Karamuço.

Top Channel