Java e finales, titullari i Cityt mungon në stërvitje dhe tremb Guardiolën

06/06/2023 16:24

Manchester City dhe Inter përballen më datë 10 qershor në Stamboll për finalen e Champions League.

The Citizens pasi fituan dy trofe në Angli, Premier League dhe FA Cup tashmë janë në ndjekje të trofeut të tretë dhe ndër më të rëndësishmit sezonal.

Por, në prag të ndeshjes problemet fizike shqetësojnë teknikun Pep Guardiola duke qenë se në seancën e fundit stërvitore mungoi Kyle Walker. Mbrojtësi që është rikthyer të jetë i rëndësishëm për mekanizmat e skuadrës angleze, mungoi për shkak të një mbingarkese muskulore. Mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo mungesë e Walker në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Ky i fundit në momentin që ndryshoi skemën duke përdorur variantin me tre lojtarë në mbrojtje, shprehu pakënaqësi për 32-vjeçarin. Megjithatë, falë eksperiencës Walker e rifitoi vendin dhe tashmë i duhet të luftojë me kohën për të qenë gati të shtunën në finalen e madhe të Champions League.

Top Channel