Peshku ‘dinosaur’ me dhëmbë tmerruese ‘si të njeriut’ thyen rekordin botëror për masën (fotot)

06/06/2023 21:47

Peshqit mund të kenë forma të ndryshme por diçka që habit më shumë është se kur hap gojën e tyre gjen dhëmbë “njeriu” që dalin nga nofullat e tyre.

Ky peshk ‘kocë’ me mase rekordesh e në formë dinozauri, është kapur me një peshë pesë herë më të madhe nga sa duhet të ishte.

Peshkatari me pushke ajri Todd Elder, 38 vjeç, gjuante në ujërat e gjirit Chesapeake Bay, në Virginia kur bëri vrasjen dhe zbulimin e rrallë.

“Unë u zhyta dhe thjesht pata fat, pashë këtë peshk të stërmadh , tërhoqa këmbëzën dhe e vrava”, thotë ai.

“Kur e mora në dorë u emocionova pasi ishte shumë i madh.”

Gjuetari nga Gjiri i Virginias shtonte: “Këta kanë dhëmbë si të njerëzve sepse i përdorin për të ngrënë midhje e gaforre”.

“Unë i them me shaka shokëve se do të përdor këto dhëmbë kur të më bien të miat”.

Masa e peshkut rezultoi shumë impresionuese teksa kur u vendos në peshore shënoi 8.6 kg.

Todd shtonte: “Kjo është diçka e madhe për ne. Kemi vrarë peshq të mëdhenj më parë por ky është si një dinozaur”.

Rrjeti vendas Virginia Pilot thotë se peshku është regjistruar si një rekord botëror për specien e tij nga shoqata vendase e gjuetarëve me pushkë uji.

“Jam i lumtur që gruaja më bindi ta peshoja, zakonisht këta peshk të dallojnë dhe largohen shpejt, nuk arrij ta besoj sa e thjeshtë ishte”.

Gjuetari thotë se peshku i vjetër duhet të ishte rreth 15 vjet me moshë por nuk do ta linte të shkonte dëm.

Ai shtonte: “Ne e gatuan atë në furrë me ajër dhe tigan hekuri të derdhur, por më parë e lamë të thahej. Unë kujdesem gjithmonë që gjahun tim ta përdorim, peshkun duhet ta përdorim shumë dhe duhet të largohemi nga peshku i rritur në rezervate”.

FOTO GALERI
1/5
Todd Elder, 38 vjeç, gjuante në ujërat e gjirit Chesapeake Bay, në Virginia kur bëri vrasjen dhe zbulimin e rrallë.

Top Channel