Gjykata e lartë urdhëron bashkinë t’i paguajë çiftit €50,000 për zhurmën e bareve gjatë natës në Itali (fotot)

06/06/2023 17:52

Bashkitë e të gjithë Italisë duket se po marrin masa për të ruajtur qetësinë e qytetarëve pas një vale padish dhe një vendimi të Gjykatës së Lartë që tha se këshilli bashkiak në Brescia ka dështuar në mbrojtjen e qytetarëve të saj.

Vendimi vjen pas argumentimit të zhurmat gjatë natës dëmtojnë shëndetin e njerëzve dhe është i pari i këtij lloji në Itali.

Prandaj gjykata e Kasacionit urdhëroi këshillin bashkiak të Brescia të paguajë €50,000 kompensim për një çift pasi “nuk kihsin arritur t’i mbronin ata nga dëmi i zhurmave gjatë natës”, shkruan e përditshmja ‘Il Messaggero’.

Vendimi është përmbyllja e një çështjeje ligjore 10-vjeçare ku çifti që jetojnë në Carmine, zona në veri të qytetit të njohur për jetën e zhurmshme të natës, kërkonin të drjetën e tyre për ‘një jetë të qetë e shlodhëse’.

Ata pretendonin se kishin kaluar netë pa gjumë, jo prej muzikës që fiket pas orarit të caktuar, por prej zërave të lartë të njerëzve të pirë në rrugën pranë shtëpisë së tyre.

Gjykata pranoi ankesën e çiftit duke thënë se të bërtiturat që vinin nga baret e restorantet, kishin dëmtuar shëndetin e çiftit dhe të drejtën e tyre për qetësi.

Gjykata është gjithashtu duke shqyrtuar një padi të ngritur nga 29 rezidentë të San Salvario në Torino për arsye të njëjta, të cilat nëse fitojnë duhet të paguhen €1.2 milionë kompensim.

Grupe të tjera kërcënojnë të padisin për zhurmat e jetës së natës, duke përfshirë dhe në Bari ku 140 njerëz kanë paditur verën e shkuar të dëshpëruar nga trazirat në zonën Umbertino, shkruan Il Messaggero.

FOTO GALERI
1/3
Paditesit pretendonin se kishin kaluar netë pa gjumë, jo prej muzikës që fiket pas orarit të caktuar, por prej zërave të lartë të njerëzve të pirë në rrugën pranë shtëpisë së tyre.

Top Channel