“SPAK nën presion nga politika”, avokati i Dakos për Top Story: Nuk ka fakte për shpërdorim detyre

06/06/2023 22:19

Avokati i Vangjush Dakos, Petriti Ismaili në një lidhje direkte për Top Story e quajti të panevojshëm arrestimin e ish-kryebashkiakut me urdhër të SPAK.

Për SPAK-un, avokati i Dakos tha se ndodhet nën presione të vazhdueshme politike pasi nuk ka fakt penal për shpërdorim detyre nga ana e kryebashkiakut. Sipas tij, vendimi për lejet e ndërtimeve jepet nga këshilli i rregullimit të territorit dhe jo nga kreu i bashkisë.

“Qëndrimi i Prokurorisë thotë ka shpërdorim detyre në rastin e lejes së ndërtimit. Ndërtimi është leje, leja është dhënë 2011 kështu që nuk e gjej dot në këtë moment, ku është fakti penal. Të gjitha vendimet jepen nga këshilli i rregullimit të territorit. Mesa dijeni them nuk ka fakte, jo më shpërdorim detyre, nuk ekziston fakti penal, do e shihni dhe kur të merret dosja hetimore. Dako ka qenë aktiv në këtë proces, është paraqitur, jemi drejtuar Prokurorisë së Posaçme kemi dhënë deklarime të hollësishme.

Për akuzën e dytë, ka pasur një raport të KLSH, nuk e kam… di që procesi ka filluar mbi bazën e zotit Ferdinant XhaferRi. Kallëzimi është bërë para zgjedhjeve 2021. Prokuroria është në trysninë e politikës, medias, opinionistëve të cilët deri në deri në histeri kërkojnë arrestime. Gjykoj se masa është ne tejkalim. Dëgjoj në parlament thirrje për arrestime, akuza të pa dërguara në gjykatë, hapa të nxituara dhe jo të ligjshme.”

Pse thoni nuk ka çështje penale?

Ka çështje penale, por prokuroria nuk ka fakt penal sepse pallati për të cilin bëhet fjalë është me leje ndërtimi që jepen nga organe të tjera jo nga kryetari i bashkisë. SPAK i ka nominuar personat që unë mendoj se nuk është e drejtë. Ka qenë i disponueshëm për Prokurorinë nuk i plotëson kriteret për arrest me burg. Të shkosh nesër në gjykatë të thuash ekziston dyshimi i arsyeshëm për mua është pak dhe naiviteti i prokurorisë. Dyshimi ekziston por duhet të ekzistojnë edhe kritere të tjera. Ka shpërdorime detyre në dy raste, pallati dhe kallëzimi i Xhaferrit, pra një akuzë me dy episode?

Cilat duhet të ishin hapat sipas jush?

Nuk ishte nevoja për masë sigurimi, ishte i përgjegjshëm në ballafaqimin me prokurorinë, unë nuk e di kush është pika që mbushi gotën, po vazhdonte hetimi normalisht.

E prisnit që Vangjush Dako të arrestohej?

Realisht nuk e prisja që do arrinim deri tek marrja e arrestimit duke nisur nga mënyra e disponimit të Dakos, sistematikisht bashkëpunues ndaj çdo kërkesë të Prokurorisë.

Top Channel