“Drejtësi e vonuar”/ Llabani për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit: Ka pasur materiale të sjella nga SHBA-ja

06/06/2023 23:12

Gazetarja Anduena Llabani shprehu për “Top Story” disa nga detajet rreth hetimit që u bë për Vangjush Dakon, situatë e cila çoi në arrestimin e tij.

Sipas saj vendimi i SPAK për vënien në pranga është i vonuar, ndërkohë ka materiale që SHBA-ja ka sjellë rreth personit të shpallur non grata nga ata.

 “Çështja është kopsitur. Përderisa mësojmë se ka materiale të sjella nga SHBA-ja, kjo është arsyeja që është vonuar kërkesa e SPAK për arrestimin e tij. Vendimi për Dakon është një drejtësi e vonuar. Në Durrës më parë nisi një hetim për ndërtesat e dëmtuara, përse në atë kohë Vangjush Dako u la jashtë.

Nuk shkoi asgjëkund, askush nuk foli për përgjegjësinë që patën këta zyrtarë për ndërtesat që morën jetë njerëzish. A nuk ishte Dako përgjegjës për këto leje. Dosja për të cilën kreu i SPAK ka hetuar, janë materiale që nuk kanë ardhur vetëm nga jashtë, që nga shpallja non grata, ka edhe një hetim pasuror që ka nisur për të.

Kemi dy akuza për shpërdorim detyre, nuk kemi të bëjmë me një krim të organizuar, por këtu çfarë nuk bën vaki”, u shpreh Gazetarja.

Top Channel