Surprizon M’gladbach, zyrtarizon ish-trajnerin e Leverkusen

06/06/2023 20:20

Gerardo Seoane është trajneri i ri i Borussia Monchengladbach.

Një lëvizje surprizuese, me trajnerin 44-vjeçar, i cili sezonin e kaluar drejtoi skuadrën e Bayer Leverkusen.

Seoane drejtoi “aspirinat” në 56 ndeshje duke koleksionuar 26 fitore, 10 barazime dhe 20 humbje, por nisja katastrofike e sezonit të kaluar detyroi drejtuesit që ta shkarkonin më 5 tetor 2022.

Më parë, trajneri zviceran ka drejtuar ekipe si Luzern dhe Young Boys, ndërsa tashmë, Borussia Monchengladbach do të jetë Aventura e tij e dytë në Bundesliga.

Top Channel