Foto-lajm/ Në pritje të Vangjush Dakos, mbulohet hyrja e Drejtorisë së Policisë Tiranë

06/06/2023 18:17

Një veshje e bardhë ka mbuluar hyrjen e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku pritet të mbërrijë Vangjush Dako, i arrestuar këtë pasdite.

Në institucion janë marrë të gjitha masat për sigurinë e ish-kryebashkiakut të Durrësit.

Dako u arrestua sot nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se janë lëshuar gjithsej 10 masa arrest me burg për punonjës dhe ish-punonjësit e kësaj bashkie. Urdhër arrestet e SPAK që po zbatohen aktualisht, 7 arrest me burg dhe tre arrest shtëpie, janë pranuar nga Gjykata.

Vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë.  Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti.

Burimet e Anila Hoxhës thonë se dhënie e lejes së ndërtimit për një pallat, ku për 11 kate leja nuk u zbardh, çoi në pranga Dakon. Ndërtuesi vijoi punën dhe ndërtoi edhe katër kate të tjer, pas këtij momenti u zbardh leja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel