Fiks Fare denoncoi një tjetër skandal ku një 30 vjeçar ka rrezikuar jetën pas një operacioni në spitalin privat “Sante Plus” në Tiranë.

Denoncuesi ka shkuar për të vendosur 12 implante në gojë, por 3 i janë shkëputur dhe 1 prej tyre i ka shkuar në hundë. Ai ka bërë 3 operacione në atë spital, teksa thotë se nga vidat e implanteve në hundë ka shkuar edhe në urgjencë në Spitalin Ushtarak, me probleme hemorragjie.

Jam 30 vjeç dhe i jam drejtuar ‘Fiks Fare’ se kam një problem me ‘Sante Plus’. Kam parë një ofertë për dhëmbët, s’i kam pasur në gjendje të mirë dhe shkova atje. Kam bërë një pagesë prej 4 milionë lekësh. Do bëja ndërhyrje, vendosje implante në gjithë gojën. Ndërhyrjet i bëra në datën 16 korrik 2022” thotë denoncuesi. Më tej pohon se para se të futej në operacion, s’ka bërë asnjë lloj analize. “Erdhi doktori dhe më bënë anestezi totale. Më kanë vendosur 12 implante, në të njëjtën ditë. Atë ditë hoqa dhëmbët dhe vendosa implantet. Doktori ishte turk, por s’kam asnjë lloj informacioni”, pohon ai.

Fiksi e pyeti se çfarë shqetësimi ka pasur pas operacionit. “Pasi më doli anestezia, kam pasur dhimbje të tmerrshme. Shkova atje, po s’kam gjetur doktorë. Doktori që bëri ndërhyrjen s’e gjeta më aty. Më kanë masakruar atje. Shkova dhe në Spitalin Ushtarak në urgjencë. Më sollën dëmtime të mëdha” thotë qytetari, ndërsa sqaron se pas operacionit të parë, jo çdo gjë shkoi mirë. “Shkova sërish atje dhe bëra disa ekzaminime me lekët e mia. Në gojë kisha infeksione. Kisha probleme fizike në gjithë trupin. Herën e dytë ishin disa mjekë nga Kosova. Ata më kanë thyer kockën. Një implant kishte shkuar në sinus (hundë). Ndjej një djegie hundësh, dhimbje koke të tmerrshme. Më lëvizën implantët”, vijon denoncuesi.

Sipas tij, operacioni i dytë shkoi më keq se i pari. “Doktorët kosovarë vendosën tapat dhe më thyen kockat. Kisha djegie dhe më thoshin shfryji hundët. Unë nuk ndjeja gjë! E hoqën një implant, ngeli ai në sinus dhe një tjetër me probleme” thotë 30 vjeçari. Ai sqaron se pas disa muajsh ka shkuar për herë të tretë në atë spital. Kësaj herë me doktorë shqiptarë. “Doktori i tretë më kërkoi analiza. Më shtruan sërish. Të nesërmen më futi në operacion. Ndëjta 1 orë e gjysmë. Më hoqën 3 implante. Nga 12 që vendosa në fillim, tani kam me 9 implante. Dëmtime kockash. Një anë të gojës e kam gropë. Kam 10 muaj që merrem me këto probleme. I telefonoja por s’ma hapnin telefonin, rrija nga 3 orë aty. Më ka ikur besimi. Kam stres, ankth, këputje trupi. Ndonjëherë kam hemorragji. Kam edhe djegie.  Unë kërkoj të më zgjidhet ky problem, të shkoj në një klinikë tjetër. Ta paguajnë ata, unë i kam bërë pagesat. Më thonë hajde do bëjmë shtim kocke, po unë s’pranoj më atje. Kam frikë. Se atje hyn i gjallë dhe po del i vdekur”, përfundon denoncuesi.

Fiksi dhe denoncuesi shkojnë te Spitali “Sante Plus”, takojnë drejtoreshën Geri. Ajo pranon se ka ndodhur një pjesë e rënies së implanteve. Por thotë se mund të bien pacientëve që kanë risqe. Më tej shton se për operacionin bëhet vetëm 1 grafi dhe asnjë analizë. Ndërsa për implantet pohon se janë të cilësisë së lartë. Qytetari dhe Fiksi i tregojnë grafinë, ku nga 12 që vendosi, ka vetëm 9. Dhe këta 9-të s’janë vendosur rresht. Ajo thotë se njëherë kocka është e trashë, përshtatet te kocka. E pyesin se përse implanti shkoi në sinus që i është thyer kocka.

“Kur është shtrënguar, i është ngjitur sipër” thotë ajo. Më pas pohon se e ka lënë që të bëjë konsultë me një tjetër doktor në atë spital, por pacienti nuk e pranon se do lekët. “Për mua s’është problem fare, unë do të rregullojë pa kosto, të rregullojë atë gjë që s’ka shkuar mirë” i thotë drejtoresha. Më tej vijon se implantet që ka në gojë s’mund t’ia heqë. Fiksi dhe denoncuesi i thotë se është thyer kocka. Ndërsa ajo përgjigjet se mund të bëhet me shtim kockash artificiale dhe të bëhet e shëndetshme si ka qenë më përpara. Fiksi i thotë se tani i bie hera e katërt në operacion, ndërsa drejtoreshë Geri përgjigjet se “çdo mjek ka pjesën e vetë”. Kur denoncuesi i kërkon mbrapsht lekët, drejtoresha i përgjigjet se do të japë lekët e atyre 3-ve që kanë rënë! “Ai ka 9 implante, se di si i ka, po i ka”, i thotë ajo.  Fiksi dhe pacienti kërkojnë kartelën, ndërsa Geri përgjgijet se hajde “të hënën”.

Shkojmë sërish te Spitali “Sante Plus” për të gjetur zgjidhje dhe për të marrë kartelën, por drejtoresha nuk është. Një punonjëse i hiqet si administratore, e cila i thotë qytetarit se për kartelën duhet të bëjë një kërkesë zyrtare. Qytetari dhe Fiksi ngulmojnë të marrin një kopje të kartelës dhe gjatë kësaj kohe vijnë të tjerë pacientë që ankohen për ndërhyrjet. Njëri ankohet për mbjelljen e flokëve, pasi ka probleme të mëdha pas ndërhyrjes.

Pas një pritje të gjatë, punonjësja i thotë se folën me “doktoreshë Gerin dhe kalo nesër në mëngjes për të marrë kartelën”. Madje i përsërit dy a tri herë se “nesër në mëngjes e ke kartelën në recepsion, do vish ta marrësh”. Sërish, Fiksi dhe denoncuesi shkojnë për herë të tretë te Spitali “Sante Plus”. Pas drejtoreshës, administratores, punonjësja e radhës identifikohet si “menaxherja”. Fiksi dhe pacienti i kërkojnë sërish kartelën. Ajo i përgjigjet s’keni bërë shkresë! “Drejtoresha dhe administratorja i shërbejnë pacientit. Por kartela është spitalore dhe mua s’më kanë informuar që t’ua jap”, i thotë menaxherja. Fiksi dhe denoncuesi qendrojnë me orë me radhë te spitali në pritje të kartelës, por të gjithë punonjësit nuk pranojnë të japin asnjë dokument nga ky spital! Edhe pas orësh debatojnë sërish me “menaxheren”, por ajo nuk ia jap.

Qytetari dhe Fiksi shkojnë edhe për herë të katërt. Sërish denoncuesi sorollatet për të marrë informacion se çfarë ka ndodhur gjatë operacioneve. Ai ende s’ka informacion se kush ishin mjekët që ndërhynë, çfarë materiali kanë implantet, çfarë medikamentesh janë përdorur etj. Madje, s’ka marrë mbrapsht as pagesën prej 4 mijë eurosh!

***

Dita 1

Denoncuesi dhe gazetarët e Fiks Fare shkojnë te Spitali “Sante Plus”, takojnë drejtoreshën e quajtur Geri

Fiksi – E mira është të gjejmë një zgjidhje. Ai aktualisht ka 9 implante në gojë, s’ka 12 për atë që ka paguar. Është e mundur të dimë se kush janë mjekët, këta që kanë ndërhyrë? Mjeku i parë që ka bërë ndërhyrjen e parë, mjekët e tjerë kosovarë, mjeku i tretë?! Realisht a është mjek, ne s’e dimë kush është?

Drejtoresha – Kemi një gamë të gjerë shërbimesh dhe mjekësh që ne ofrojmë. Dhe mesa di ka ndodhur një pjesë e rënies së implanteve!

Fiksi – Para se ti bëhej kjo lloj ndërhyrje, çfarë analize i është bërë B…? I është bërë thjesht një grafi, jo një analizë!

Drejtoresha – Shiko, zakonisht për pjesën e implanteve bëhet një grafi! Të gjithë mjekët para bëjnë një grafi. Ky implant që thua është një vijë floriri e bardhë, është cilësia më e lartë dhe është shumë biokompatibël përsa i përket indeve të dhëmbit. Dhe arsyet që mund të bien janë nga më të ndryshmet.

Fiksi – Po.

Drejtoresha – Unë me sa di, B… i ke vendosur kurorat?

Fiksi – Ka 9 implante në gojë aktualisht nga 12-të. Në atë grafi që unë pashë, asnjë nga implantet nuk është i njëjtë.

Drejtoresha – Përshtatet në bazë të kockës lartësia e implanteve.

Fiksi – Në rregull! I fundit gare, ky këtu, ky i fundit këtu lart i madhi fare. Përse B… mund ti shkonte te sinusi i majtë?!

Drejtoresha – Të të them diçka, nuk është i vërtetë fakti që nga ndërhyrja, filetimi, implanti shkon lartë! Në momentin kur i vendos tapën e shërimit, kur e shtrëngoj, është ngjitur lart implanti.

Fiksi – Realisht unë dua të gjithë dosjen, dua mjekun kush ka ndërhyrë i pari deri te ai që ka ndërhyrë i fundit tani i dua me emra. Po ta hapi gojën B… dhe ta shikosh, ato kurorat që i janë vënë tani, goja është e shtrembër. Shikoje vetë se është i deformuar në fytyrë.

Drejtoresha – Ne faktikisht e kemi lënë me B…, herën e fundit që jemi takuar, të bënim një konsultë me profesorin. E takuam profesorin?

Denoncuesi – Nuk e takova …

Drejtoresha – Sepse B… më tha që unë nuk dua fare të vazhdoj fare, dua pjesën e pagesës dhe të shkoj në një vend tjetër.

Fiksi – Po, po.

Drejtoresha – Për mua kjo s’është problem fare për punën e pagesës. Ti ke qenë pacient i klinikës sime. Unë pa asnjë lloj kosto, unë ty të bëj, të paktën të të rregullojë atë gjë që s’ka shkuar mirë!

Fiksi – Tani …

Drejtoresha – Më tha kam humbur besimin, jam shumë dakord.

Fiksi – Absolutisht besimin te ju e ka humbur! Përveç kësaj, një masakër që është bërë te goja e tij dhe unë nuk e di a do riparohet më a nuk do riparohet. Dhe vazhdon të ketë probleme te sinusi. Të përfundojë një implant këtu (në hundë), ndërkohë që ky është në sallë dhe ky implanti i lihet aty dhe të mos merret më asnjë. Dhe ky pas 1 muaji, pas problemeve që ka pasur, dhe të vijë këtu dhe ti thonë dëgjo pas 1 muaji tjetër ne do të të marrim në telefon që të të bëjmë këtë ndërhyrje që të ta heqim!

Drejtoresha – Çfarë shqetësimi ndjeve mo B…?

Denoncuesi – Djegie hunde, sekrecione që nuk ndalnin dhe dhimbje koke! U mpiva te pjesa e syrit.

Drejtoresha – Mos u shqetëso bëjmë një shtim kocke artificiale dhe të të bëhet kocka më e shëndetshme seç e ke pasur më përpara, sepse s’ka pasur kockë të vetën ky fare! Të bëjmë një shtim kocke të trashë që mos të futesh fare te sinusi, fare.

Denoncuesi – Mua drejtoreshe me thënë të drejtën më ka zënë stresi, ankthi, frika …

Drejtoresha – E di, e di …

Fiksi – Përse duhet ky tani të ndërhyjë pas 3 ndërhyrjeve të tjera me 3 mjekë të ndryshëm.

Drejtoresha – Shiko, ne jemi një ekip mjekësh këtu. Të gjithë mjekët janë në brendësi të punës …

Fiksi – Të kuptoj po te një pacient nuk mund të ndërhyjnë mjekë të ndryshëm te një gojë e një pacienti!

Drejtoresha – Po çfarë zgjidhje do t’i japim?

Fiksi – Dosjen, kush ka ndërhyrë? Të lutem shumë, meqë je edhe drejtoresha, brenda mundësive na e nxirr pak dosjen.

Drejtoresha – Do bëj kërkesë te arkiva për të nxjerrë pjesën e dosjes. Pastaj do t’u marrim në telefon që të vini ta merrni.

Fiksi – Përveç kësaj, ne duam kthimin e lekëve prapa.

Drejtoresha – Do bëhet vetëm zbritja e implanteve që ka në gojë. Pastaj pjesa tjetër që s’ka mbajtur, do kthehet pagesa!

Fiksi – E mira do të ishte që të kthehej e gjithë pagesa.

Drejtoresha – A ka 9 implante në gojë zotëria?

Fiksi – Në këtë formë siç e ka?!

Drejtoresha – Nuk e di formën, po a i ka?

Denoncuesi – S’kam besim, unë këtu kam frikë që kur hyj te dera, se a dal i gjallë apo dal i vdekur!

Fiksi – Kur të vijmë të tërheqim kartelën të shkojmë në një klinikë tjetër.

Drejtoresha – Besoj se mund ta bëjmë gati deri të hënën e javës tjetër.

***

Dita 2

Pas premtimit të drejtoreshës për të marrë kartelën, pacienti shkon sërish në spital

Fiksi – Do merrnim dosjen, komplet kartelën, tha (drejtoresha) hajdeni të hënën merreni!

Pas 30 minutash …

Fiksi – Do na pyesësh pak atë gocën se kemi gjysmë ore këtu dhe s’kemi përgjigje. Vajza, të bëra një pyetje para gjysmë ore, pse më injoroni? Të bëra një pyetje.

Sportelistja – Po mirë pra, a të flas me doktoreshë Gerin.

Fiksi – Ku është?

Sportelistja – Ta pyes ku është, të flas çfarë ka folur me ty atë ditë, dhe të të kthej një përgjigje.

Fiksi – Kur do ta pyesësh, ke gjysëm ore, a mund ta pyesësh pak?

Sportelistja – Po patjetër.

Administratorja – Unë jam administratorja, ti ke folur me doktoreshë Gerin.

Fiksi – Më duhet kartela e pacientit, kam që të martën! Ju nuk komunikoni me njëri-tjetrin.

Administratorja – Të të them diçka, nëse ecim në rrugë zyrtare, duhet ta bësh në rrugë zyrtare.

Fiksi – E kemi bërë te drejtoresha.

Administratorja – Po mirë, po duhet në rrugë zyrtare.

Fiksi – Rrugë zyrtare, pyet drejtoreshën, në rrugë zyrtare gjejeni ju. Mos na sorollasni kot!

Pas 30 minutash të tjera …

Një tjetër pacient ankohet për ndërhyrjen e mbjelljeve të flokëve

Pacienti – Ta thashë që atë ditë, s’më pëlqen kjo formë.

Sportelistja – Pasqyra është aty.

Pacienti – Jo s’ma keni dhënë pasqyrën fare.

Sportelistja – Si s’ta kemi dhënë shërbimin me pasqyrë.

Pacienti – Nxirri kamerat.

Sportelistja – Pasqyrën e ke në mur, unë s’mund ta shkul pasqyrën dhe ta jep ty!

Pacienti – Edhe po të them edhe njëherë, unë s’e kam kokën me majë, ke parë trekëndësh.

Sportelistja – Ore ku i kishe sytë kur t’i vuri tjetri (doktori)?

Pacienti – Po më mashtron.

Sportelistja – Të lutem vazhdo te dera.

Presim akoma …

Administratorja – Fola me doktoreshë Gerin dhe më tha mundesh të kalosh nesër në mëngjes që ta marri goca te arkiva.

Fiksi – Pse ça bëri gjatë kësaj jave? Mos na sorollasni.

Denoncuesi – Ajo po mashtron. Ajo mashtron sy më sy, unë e di!

Administratorja – Nuk është doktoresha këtu për momentin. Unë po të them nesër në mëngjes e ke gati kartelën. Nuk po të them që nuk ke të drejtë, po të them nesër në mëngjes e ke kartelën gati.

***

Dita 3

Shkojmë të nesërmen!

Denoncuesi – Po për dosjen, për kartelën, erdhëm të hënën.

Sportelistja – Po e di.

Denoncuesi – E lanë të nesërmen në orën 09:00. E la administratorja Griselda të vish në orën 09:00, e kam bërë gati. Më çon mesazh që e ka lënë për sot. “Të kaloni ditën e mërkurë për shkak se po bëhet marrja nga arkiva dhe më thanë që s’mund të jetë gati për nesër”.

Sportelistja – Kartela më thanë që s’është gati.

Denoncuesi – Po Griselda drejtoresha a është këtu?

Sportelistja – Griselda s’është këtu, është me leje ka marrë leje 1 javë!

***

Dita 4

Qytetari dhe Fiksi tentojnë të marrin kartelën, gjithmonë sorollaten

Fiksi – Po vij 3 javë rresht dhe s’po marr dot kartelën!

Menaxherja – E kuptoj çfarë po më thoni, po unë përsëri dua t’ju shpjegoj këtë që kartela si drejtoresha dhe si administratorja bëjnë atë të mirën që ti shërbejnë pacientit që thonë neve mund ta japim. Ideja është që kartela është arkivë spitalore.

Fiksi – Kush është mjeku që mua më ka ofruar shërbimin nga spitali jot? Dua emrin e mjekut, çfarë implantesh ka vënë.

Menaxherja – Tani ato informacionet që kërkoni ndodhen te kartela. Tani për të marrë kartelën, ju duhet të bëni një kërkesë nga avokati.

Fiksi – Kartelën time personale do ta marr nga avokati?!

Menaxherja – Kartela duhet të qendrojë brenda në spital!

Pas 45 minutash …

Denoncuesi – Të printohet ajo të marrim atë çka kërkojmë!

Menaxherja – E kuptoj shumë mirë, po unë po përpiqem shumë t’ju shpjegoj se kartela s’mund të nxirret nga spitali!

Presim dhe flasim në telefon me Administratoren

Fiksi – Alo përshëndetje.

Administratorja – Alo përshëndetje, kartela e B… në momentin që të jetë gati neve do t’ua japim po zgjat pak.

Fiksi – Sa kohë zgjat procedura?

Administratorja – Nuk e di se me këtë pjesë po merret avokati, sapo të jetë gati…

Fiksi – Cili avokat zonjë e dashur?

Administratorja – Është procedura jonë e brendshme që s’mund t’ju japim informacion!

Na telefonon Administratorja

Administratorja – Unë jam Griselda, ma thanë vajzat që jeni te spitali dhe unë nuk jam atje për momentin. Më thanë për pjesën e kartelës, të bëj një kërkesë me shkrim sepse është protokolli i spitalit.

Fiksi – Më fal, folëm gjë personalisht ne të dyja, se më ke parë në sy?

Administratorja – Po, po kemi folur bashkë.

Fiksi – Më the hajde nesër në mëngjes se e ke kartelën gati? Të njëjtën gjë më ka thënë edhe drejtoresha juaj Geri, hajde të hënën e ke kartelën gati!

Administratorja – Po, po e di shumë mirë se ç’të kam thënë!

Fiksi – E di shumë mirë, a e di shumë mirë?!

Administratorja – Prandaj të thashë, i thashë edhe B… atë ditë që është dokument spitali dhe s’mund të jepet dua kartelën të vijë ta marrë!

Tentativa e fundit …

Fiksi – Ja sot e shtyve, nesër 3 javë, 4 javë, 1 muaj. Deri ku do arrini?

Menaxherja – Të merrni kartelën tuaj të gjeni një zgjidhje, jua thashë.

Fiksi – Si mund ta gjejmë zgjidhjen?

Menaxherja – Që të merrni kartelën tuaj dhe pastaj të gjeni mjekimin në një klinikë tjetër. Unë kartelë s’mund t’iu jap dot.

Fiksi – Po ato 4 mijë euroshin?

Menaxherja – As ato 4 mijë…

FOTO GALERI
1/12

Top Channel