SHBA në alarm! Tymi i zjarreve në Kanada “pushton” shumë zona

06/06/2023 21:51

Shumë zona në SHBA janë nën alarmin e ajrit të papastër, për shkak të zjarreve masive në Kanada, situatë e cila vijon prej disa ditësh.

Një nga qytetet më të prekura është gjiganti Nju Jork, ku Departamenti i Ruajtjes së Mjedisit të Shtetit ka lëshuar një alarm për cilësinë e ajrit për zonën e metrosë së qytetit.

Alarmi është gjithashtu në fuqi edhe për shumë zona të tjera shumë të frekuentuara nga amerikanët, përfshirë Rajonet Qendrore.

Indeksi i cilësisë së ajrit në qytetin e Nju Jorkut arriti në 138, që do të thotë se konsiderohet i pashëndetshëm për grupet e personave me ndjeshmëri të lartë.

Kanadaja aktualisht po përjeton sezonin e saj më të keq të zjarreve në rekord, me mbi 8 milionë hektarë të djegur në fillim të sezonit. Më shumë se 100 zjarre janë ende aktive.

Pjesa Lindore është duke u zhytur nën një valë ekstreme të të nxehtit që ka vendosur rekorde të reja të temperaturës në shumë vende.

Tymi nga këto zjarre në Kanadanë Lindore mund të zhvendoset drejt jugut, drejt qiejve të qyteteve që do të duken të mjegullta këtë javë për shkak të ndotjes.

Një mjegull me ngjyrë rubin mbuloi qiellin në lindje dhe perëndim të diellit, duke rezultuar në një efekt smog që shkaktoi disi frikë tek banorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA