Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi stuhitë e forta shkaktuan përmbytje në rajonin Var të Francës juglindore, sipas mediave franceze. Dy nga viktimat ishin një çift i moshuar që ishin në makinën e tyre kur mjeti i tyre u rrëmbye nga ujërat në qytetin bregdetar Le Lavandou. Shiu ka shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha, pasi shërbimi kombëtar i motit, e vendosi rajonin në një alarm portokalli për shi, përmbytje dhe stuhi. Ndërkohë, autoritetet lokale thanë se një person u gjet i mbytur në automjetin e tij në komunat e prekura më shumë nga stuhitë. “Rrugët u shkatërruan, urat, trotuaret, nuk ka më energji elektrike, ujë apo impiant për ujërat të zeza. Tronditja është e konsiderueshme sepse fenomeni është vërtet i dhunshëm dhe i pakuptueshëm. Në momentin që po flasim, një pjesë e komunitetit është e paarritshme”, tha Gilles Bernardi, kryebashkiak i Levantos.