Top Channel/ Vatikani hyn në lojë, negociatat Ukrainë-Rusi mund të fillojnë nën hijen e Shën Pjetrit
21/05/2025 20:47

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me Papa Leonin XIV të martën, në të cilën u trajtua mundësia që Vatikani të shërbejë si vendi pritës për negociata paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë. Sipas burimeve zyrtare, Papa Leoni konfirmoi gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të ofruar jo vetëm një hapësirë neutrale, por edhe mbështetjen e saj morale dhe diplomatike në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit. Kjo bisedë vjen pas një serie telefonatash të kryeministres Meloni me disa nga udhëheqësit më të rëndësishëm botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe disa liderë të tjerë evropianë. Sipas zyrës së Kryeministrisë, fokusi i këtyre bisedimeve ka qenë rritja e përpjekjeve ndërkombëtare për të nxitur një proces serioz dhe të qëndrueshëm paqeje. Kryeministrja italiane i shprehu Papës mirënjohjen e saj të thellë për angazhimin e vazhdueshëm në favor të paqes globale dhe për gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar në një nga konfliktet më të përgjakshme të kohëve të fundit. Ajo e cilësoi këtë si një akt fisnik që përforcon rolin historik të Vatikanit si një faktor moral dhe diplomatik në arenën ndërkombëtare.

Top News – Ushtria izraelite qëllon ndaj diplomatëve të BE. Incident me delegacionin e huaj
21/05 21:30
Top Channel/ Franca goditet nga stuhitë e shiut, përmbyten disa provinca, 3 viktima dhe 2 të zhdukur
21/05 20:47
Top Channel/ Vatikani hyn në lojë, negociatat Ukrainë-Rusi mund të fillojnë nën hijen e Shën Pjetrit
21/05 20:47
Top Channel/ Finalja në fushë? Drama nisi në ballkon! I moshuari tenton të godasë me shkop tifozët
21/05 20:46
Top Channel/ Civilët të uritur, Britania: Izraeli po përdor urinë si armë lufte në Gaza
21/05 20:40
Top Channel/ “Pa ushqim dhe pa ujë…!” Pamje drithëruese, situtë alarmante në Gaza
21/05 20:39
Top Channel/ Zelensky në shënjestër Rusinë: Pa presion ndërkombëtar, s’mund të ketë paqe
21/05 20:38
Top Channel/ Tragjike në Alpet e Zvicrës! Orteku i merr jetën dy alpinistëve të rinj
21/05 20:38
Top Channel/ Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve
21/05 19:26
Top Channel/ Izraeli nuk pyet më, sulm ndaj delegacionit të huaj në Bregun Perëndimor! Xhindoset BE
21/05 19:26
Top Channel/Trump zbulon “Kupolën e Artë”, çfarë është mburoja raketore që do të ndryshojë gjithçka…
21/05 19:25
Top Channel/ Izraeli nuk pyet më, sulm ndaj delegacionit të huaj në Bregun Perëndimor! Xhindoset BE
21/05 19:01
Top Channel/ Papa “i lutet” Izraelit: Lejoni ndihmat në Gaza, cmimin po e paguajnë fëmijët!
21/05 14:59
Top News – Do mbrojnë njëri-tjetrin për 20 vjet / Parlamenti i Iranit miraton paktin me Rusinë
21/05 14:57
Top News – Politikani ukrainas ekzekutohet në Spanjë / Ishte ndihmës i ish-presidentit pro-rus
21/05 14:49
Top News – Kievi bën gati ‘dokumentin e bardhë’ / I paraqet BE-së planin për të izoluar Rusinë
21/05 14:42
Top News – Rusia sfidon aleancën e NATO-s / Do mbrojë anijet në Detin Baltik me çdo mjet
21/05 14:41
Top News – Stuhi të frikshme, shi dhe kaos…Franca jugore nën ujë, viktima e të zhdukur
21/05 14:06
Top News – Familja Trump ‘zapton’ Shtëpinë e Bardhë / Pas Trumpit vjen Trump Jr, mendon kandidimin
21/05 14:00
Top Channel/Alpinistët gjejnë thesarin e çmuar, kush i fshehu në pyll 598 monedhat prej ari?
21/05 13:13
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta