Wake Up/ Studimi: Të pasurit jetojnë mesatarisht 9 vite më shumë se të varfërit!
17/01/2020 12:22

Duket se të qenit i pasur, ndër shumë të mirave të tjera priret të të zgjasë edhe jetën. Një studim gati 10 vjeҫar i kryer në SHBA dhe Britani ka treguar se ata që kanë një mirëqenie të lartë ekonomike jetojnë mesatarisht 9 vite më shumë dhe po ashtu kanë një jetëgjatësi më të shëndetshme. Studimi është publikuar në "Journal of Gerontology" dhe ka analizuar të dhënat nga 10,754 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe 14,803 në SHBA, të moshës mbi 50 vjeҫ. Ky studim ka analizuar të gjithë faktorët socio-ekonomike që ndikojnë në jetëgjatësinë tonë, në rastin kur kemi më shumë dhe më pak të ardhura. Ndonëse jo gjithmonë paraja të bën të lumtur, përgjithësisht ndikon në një jetë me sa më pak dhimbje fizike dhe psikologjike. Të pasurit kanë mundësi që të shkollohen më mirë, të kujdesen më mirë për shëndetin, të punësohen...etj. Veҫanërisht pas moshës 50 vjeҫ ndikon mirëqenia ekonomike, sepse kemi të bëjmë me plakje në mënyrë më të shëndetshme dhe me më pak vuajtje. Por ekspertët treguan se edhe për grupmoshat e tjera, pasuria ishte një faktor që ndikonte në jetëgjatësi. Studiuesit i kanë bërë apel autoriteteve që të lehtësojnë më shumë pabarazitë sociale për të moshuarit në mënyrë që ata të kenë mundësi të njëjta që të kujdesen për shëndetin e tyre, pavarësisht të ardhurave që kanë në familje. Statistikat treguan se në 50 burrat më të pasur në Angli dhe SH.B.A. jetuan rreth 31 vjet më gjatë të shëndetshëm, krahasuar me rreth 22 deri 23 vjet për ata me më pak të ardhura. Gratë nga grupet më të pasura nga SH.B.A dhe Anglia jetuan rreth 33 vjet më gjatë të shëndetshëm, krahasuar me 24.6 dhe 24 vite nga grupet më të varfëra.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14