Wake Up/ Mjeku Julian Balla, nga Breshia: Pacientët shtriheshin në tokë, as barela nuk kishte
03/04/2020 11:32

Provinca e Breshias ka qenë një nga më të prekurat edhe pse në media është trumbetuar më shumë Bergamo, diferenca është diku te 100 pacientë që kanë ndërruar jetë. Fatmirësisht, prej 5 ditëve, numrat janë në rënie, kjo na e ka lehtësuar disi punën dhe tashmë presioni ka filluar disa të bjerë. Është shtuar numri i atyre që kanë dalë të shëruar nga spitali. Julian Balla prej 10 vjetësh ushtron profesionin e tij si mjek në Spitalin e Breshias. Në një lidhje skype nga spitali që ka pasur numrin më të lartë të të shtruarve me Kovid-19 mjeku Balla na tregoi për situatën atje. "Situata është në përmirësimin, presioni ka filluar të bjerë nga pak, por gjithsesi mbetet shumë i lartë sepse numri i pacientëve është shumë i lartë, kemi qenë gati në kolaps total përsa i përket shtretërve dhe arritëm në një fazë që pacientët nuk kishim ku ti vendosnim dhe ato skena që u bënë të famshme në Spanjë që pacientët shtriheshin në tokë se as barela nuk kishte, e njëjta situatë para pak ditësh ka qenë edhe këtu tek ne. Por siç e thashë situata ka filluar të lehtësohet sado pak". Sipas mjekut Balla, shifrat që ai ka pasur deri dje pasdite për Breshian flasin për diku 8757 të infektuar, në total dhe 20% e tyre janë të shtruar në spital. "Bëhet fjalë te diku 1600 pacientë të shtruar me Kovid-19 dhe shtretërit kanë qenë të kufizuar. Por lajmi pozitiv është se numri i të shëruarve është në rritje. Dje në Breshia numëroheshin rreth 150 të shëruar. Dhe kjo ka qenë në rritje jo vetëm në Breshia por në gjithë Italinë." -tha mjeku Julian Balla nga Spitali i Breshias.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46