Wake Up/ Epidemiologët: Situata e Kovid është e stabilizuar. Distancimi social e mbajti në kontroll
03/04/2020 11:39

Numri i të infektuarve me Kovid19 tashmë në vendin tonë sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së shëndetësisë ka shkuar në 277 persona, ndërkohë që ditën e djeshme ka humbur jetën edhe një person duke e çuar numrin e viktimave në 16 persona. Në fakt që prej nisjes së masave të marra, distancimit social, mbylljes së një pjese të madhe të aktiviteteve publike dhe private, vendosjes së një orari të kufizuar për blerjet e nevojshme, duket se situata në vend nga ajo që raportojnë specialistët është e stabilizuar, me një rritje graduale të rasteve. Por a e ka arritur Shqipëria, pikun e rasteve dhe kur do të fillojë të kemi një ulje të numrit të infektuarve? A mund të kemi një rikthim të rasteve nëse do të fillojmë të dalim nga izolimi?Këto janë pyetjet më të shpeshta që po bëhen çdo ditë, por si e vlerësojnë epidemiologët këtë situatë, kur tashmë kemi hyrë në muajin prill dhe jemi gati një muaj nën efektin e masave të marra. Ne ishim në një lidhje Skype me doktor, Dritan Ulqinaku, epidemiolog pranë Institutit të Shëndetit Publik. Ai tha se: "Epidemia e Kovidit në Shqipërinë është në një linjë stabël të numrit të rasteve të shfaqur. Është brenda kufijve të menaxhueshëm. në raport me botën ne e kemi në nivele të lehta nivelin e vdekshmërisë, por mund të ndodhë që nj ditë e vetme të bëjë ndryshim e shifrave. Në mesin e epidemisë nuk bëjmë dot një analizë sesi u menaxhua apo sesi ka qenë raporti i vdekshmërisë. Rëndësi ka që deri tani kjo situatë është e menaxhueshme. Përsa i përket testeve të Kovid-19 konfirmoj që janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Fatmirësisht një pjesë e mirë e qyteteve nuk janë akoma të kontaminuar. "-tha Ulqinaku. Por sa do të zgjasë kjo epidemi në gjykimin e tij? "Unë e lidh më eksperiencën e virusit të gripit. Nëse e krahasojmë ose do të ketë të njëjtën sjellje ky virus i ri me at të gripit, vala e epidemisë së gripit luhatet nga 10-15 javë, nuk e kemi gjatë rritjes së temperaturave por rikthehet sërish në dimër. Shpresojmë që Kovid 19 t'i ngjasojë virusit të gripit në sjellje. Por duhet theksuar se Kovid-19 është një virus i ri dhe ne akoma nuk e dimë sesi do të sillet ai në stinën e verës. E vetmja gjë që dimë me saktësi është se distancimi social e mban nën kontroll".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 11 Nëntor 2026
11/11 10:49
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
11/11 10:30
“Fëmija duhet t’i menaxhojë vetë paratë e tij”/ Wake Up
11/11 10:21
“Ta blen babi këtë, ta blen babi atë’ ekspertja: Pasuria fillon me një fëmijë dhe 1 dollar/ Wake Up
11/11 10:21
Pas prindërve, fëmijët zgjedhin ChatGPT për këshilla financiare/ Wake Up
11/11 10:20
Kur është momenti i duhur për t’ju folur fëmijëve për paratë?/ Wake Up
11/11 10:09
Fondi i Pensionit privat nga Credins Invest!/ Wake Up
11/11 09:48
Nëse do të mund të udhëtoje në kohë vetëm një herë, çfarë do zgjidhje?/ Wake Up
11/11 09:36
Çimi nuk e ka problem trafikun, por stresohet nga “shtrak-shtruk”/ Wake Up
11/11 09:34
A e dini se çfarë ndodh në aeroport kur hidhni diçka në një kosh plehrash?/ Wake Up
11/11 09:29
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
11/11 09:14
Mëso t’ua kthesh njerëzve kujdesin që të japin. Kur dikush të shkruan, shkruaji edhe ti…/ Wake Up
11/11 09:12
Publiku ka gjithmonë të drejtë, rengu kinematografik që i bënë Rasmus/ Wake Up
11/11 09:11
Mot me shi, stuhi ere dhe shkarkesa elektrike. Rriten temperaturat/ Wake Up
11/11 09:11
Blendi Salaj zbuloi se çfarë mësoi nga shefi i tij kur ishte 18 vjeç!/ Wake Up
11/11 09:11
Wake Up – Emisioni i Plotë, 10 Nentor 2026
10/11 11:13
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
10/11 10:49
Prej 20 vitesh ushrohet në palestër, Aurela Gaçe: Ja për çfarë do hiqja dorë…/ Wake Up
10/11 10:35
Aurela Gaçe me “laps dhe letër” për në BBV6!/ Wake Up
10/11 10:32
Aurela Gaçe: Ja pse vendosa që vajzat t’i lind në Shqipëri dhe jo jashtë!/ Wake Up
10/11 10:28