Wake Up/ Dëshmia e mjekes shqiptare nga Madridi: Situata shumë e vështirë, skenari si i Italisë
26/03/2020 12:23

Pas Italisë me numrin më të lartë të infektuarve dhe vdekjeve, Spanja është shteti që po përjeton pothuajse të njëjtën situatë. Çdo ditë rritet në mënyrë të shpejtë si numri i të prekurve dhe që kërkojnë ndihmë mjekësore si dhe atyre që humbasin jetën nga Covid-19. Rajoni më i prekur është Madridi, ku spitalet po punojnë jashtë kapaciteteve. Por ashtu si dhe në çdo vend tjetër punonjësit shëndetësorë të infektuar me koronavirus në Spanjë janë rritur mbi 5 400, vetëm në 2 ditët e fundit. Sipas Fernando Simon, Drejtor i Qendrës së Koordinimit të Urgjencave spanjolle, ka pasur një mungesë të theksuar të mjeteve mbrojtëse dhe furnizimet në këtë kohë janë të vështira globalisht. Autoritetet e shëndetësisë në Spanjë, kanë vlerësuar se kulmi i rasteve do të jetë mesi i prillit ndërkohë që transmetimi i sëmundjes do të zgjasë nga dy deri në katër muaj. Por si është situata në 24 orët e fundit në Madrid, si po përballen mjekët dhe sa të ndërgjegjësuar janë vetë qytetarët për të zbatuar masat e marra... për të gjitha këto ishim sot në një lidhje Skype me mjeken, Dori Vyshka që është pikërisht gjatë gjithë kësaj kohe në vijën e parë të përballjes me pacientët e prekur me Covid-19.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14