Shumë punë, pak fjalë dhe dëshpërim. Në USA demotivohesh mijra herë deri sa arrin një copëz suksesi
14/12/2019 20:00

Linda Halimi lindi ne vitin 1989 në Fshat I ri, Viti ne Kosove. Karrierën si këngëtare e nisi në adoleshencë në edicionin e 3-të "Ethet e së Premtes" ku ishte një ndër finalistet. Linda u bë e njohur për publikun ku morri pjesë në “Top Fest” me grupin Ngroba, dhe në vitin 2007 u shpall fituese e çmimit "Best New Artist". Në edicionin e 6-të të Top fest në vitin 2009 Linda fitoi këtë event. Në jetën e saj ajo ka kaluar shumë sfida, dhe është paragjykuar nga fshati ku ajo lindi dhe u rrit. Paragjykimi dhe sfidat e vështira e kanë ndjekur por nuk e kane thyer kurre, madje e kane bere me te forte. Ajo fitoi gjithmonë çmimet pa hatër, pa shumë fansa, pa asnjë mbështetje nga personat të tjerë, pa asnjë mundësi financiare. Linda triumfoi gjithmonë falë talentit të saj. Në vitin 2009 mori pjesë në festivalin "Kënga Magjike" dhe u vleresua me çmimim "Best Rock", dhe në festivalin Kosovarja u vlerësua me vendin e 2-të. Në vitin 2016 Linda sfidoi veten ne American Idol, ajo ka bërë një performancë të shkëlqyer në USA me këngën “It’s a man’s world” dhe është vlerësuar pozitivisht nga juria e përbërë nga Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban. Ne vitin 2017 ka perfaqësuar dhe shqiperine në Eurovision. Linda ka vrapuar pas ëndrrës se saj dhe pse me shume vështirësi që ka hasur në jetën e saj, ajo nuk ka ndalur duke punuar për të realizuar atë që ajo ëndërronte. Në jetën dhe karrieren e saj nuk kanë munguar as sulmet për ngjyrën e bashkëshortit. Këngëtarja ka preferuar t’i injorojë komentet raciste që nuk kanë munguar asnjëherë pas bërjes publike të lidhjes së saj. Këngëtarja kosovare, e njohur për zërin e saj të fuqishëm është bërë nënë e një vajze për herë të parë në vitin 2019. Vajza është pagëzuar me emrin Kaimana. Prej vitit 2013 ajo jeton ne USA, ku dhe punon si personal trainer dhe vazhdon karrieren e saj muzikore. Ajo eshte e pranishme edhe ne evente qe realizohen nga diaspora shqiptare.

Në Amerikë në pension ndryshon jeta totalisht. Rikthimi në Tiranë për të zhvilluar brezin e ri
04/07 20:00
T’ju mësosh fëmijëve gjuhën shqipe në Greqi edhe në karantinë
27/06 20:00
16 vjeç refugjat, sot arkitekt fitues në Angli, si dhe pjesë e komunitetit të arkitekturës botërore
20/06 20:00
Shqiptarja e parë e emëruar në OKB si eksperte e pavarur për të drejtat e njeriut
13/06 20:00
Në Londër fizikisht, mendja dhe zemra mbetën gjithmonë në Kosovë. Tre dekada në emigrim
06/06 20:00
Kuroje pacientin siç do të doje të kuronin ty. Amaneti i Sterjo Spasses dhe nxitja për dituri
30/05 20:00
Kuroje pacientin siç do të doje të kuronin ty. Amaneti i Sterjo Spasses dhe nxitja për dituri
30/05 17:42
Koncerti i parë i Rita Orës me diasporën shqiptare dhe njohja me Ardian Bujupin
23/05 20:00
Takimi rastësor 12 vite më parë me inxhinierin britanik i ndryshoi rrjedhën e jetës
16/05 20:00
620 km në ditë për të siguruar punën vitet e para, dhe viktimë e kuesturës së Firences
09/05 20:00
Synimi im ishte të luaja me “Ajax Amsterdam”, por më shkëlqeu ylli në muzikë
02/05 20:00
Nuk më lejuan të merrja 2 bileta për prindërit në mbrëmjen kur fitova çmimin e parë në Festival
25/04 20:01
Kushdo që ndalon është i humbur! 3,000 shqiptar në fidanishte nuk e ndalën punën në Pistoia
18/04 20:01
Zbulimi vaksinës dhe medikamentet, 2 strategjitë shkencore
11/04 20:01
E vështirë të gjesh dikë për t’i kërkuar ndihmë. Në Itali do shkoja për të ndihmuar vullnetarisht
04/04 20:01
Babë e bir të izoluar në Itali.Shqetësim, ankth për prindërit, dhe sfidat e emigirimit
28/03 21:30
PO! Mund të riinfektohen përsëri me Coronavirus. Virusi tek disa persona krijon probleme në zemër
21/03 20:00
Jeta mes Romës dhe Shkodrës, sfidat dhe situatat “bullizuese” në vitet e para në Itali
14/03 20:01
Endrrat e mia i bëra realitet në terren të panjohur dhe udhëkryqe të mëdha
07/03 20:01
Emigrantëve i kërkonin analizat e Tuberkulozit. Jam ndjerë dy herë e huaj në Kalabri
29/02 20:00