Shtëpitë e reja për të pastrehët/ Jo në pallate, më të lira dhe të mobiluara e çelsa në dorë
12/12/2019 09:40

Në Durrës, Tiranë dhe Laç qeveria shqiptare ka planifikuar ndërtimin e disa lagjeve të reja për të strehuar banorët e pallateve që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Hapësirat për ndërtimin e tyrë janë ende në diskutim e sipër, ndërsa u fol në fillim për zonën pranë universitetit të Durrësit, në Kombinat në Tiranë, në zonën e Kasharit, por edhe në qytetin e Laçit.