Shtëpia, sigurim i detyrueshëm/ Propozohet pagesa 25 euro në vit për mbrojtjen nga tërmetet
11/12/2019 19:47

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për të bërë të detyrueshëm sigurimin e shtëpive nga tërmeti ka një nismë konkrete. Top Channel zbardh draftin konfidencial të përgatitur me urgjencë nga autoriteti i mbikqyrjes financiare, i cili detyron cdo qytetar që të sigurojë banesën. Sipas draftit, tarifa e sigurimit do të jetë 25 euro në vit për ndërtimet me beton të armuar dhe 15 euro për për ndërtimet e tjera. Të vetmet banesa që nuk do të kenë detyrimin për t’u siguruar janë shtëpitë e vjetra të ndërtuar me argjile apo ato që kanë strukturë me fibër kallami. Por sa përfitojnë qytetarët mbrapsh në rast se ndërtesa e tyre dëmtohet nga tërmeti? Sipas projektligjit, për ndërtimet me beton të armuar që sigurohen me tarifën 25 euro shuma maksimale bruto e dëshmpërblimit që merret mbrapsht është 25 mijë euro. Ndërsa për ndërtimet e tjera, të cilat sigurohen me tarifën 15 euro, dëmshpërblimi maksimal i përfituar është 15 mijë euro. Mbi këto shuma aplikohet një zbritje prej 2 për qind, që është pjesa e zbritshme e dëmit, të cilën qytetari duhet ta përballojë nga xhepi I tij. Sipas projektligjit, ky sigurim përfshin vetëm dëmtimet nga tërmeti dhe jo fatkeqësitë e tjera natyrore si zjarri apo përmbytjet. Sigurimi nga këto fatkeqësi do të vazhdojë të mbetet vullnetar, dhe ata qytetarë që duan të sigurohen duhet të paguajnë tjetër tarifë shtesë siç është aktualisht. Por si do të menaxhohet skema e sigurimit nga tërmeti. Sipas draftit, qeveria do të ngrejë një agjenci të posaçme, të quajtur Agjencia Shtetërore për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmeti. Është kjo agjenci e cila do të arkëtojë tarifat e sigurimit të banesave nga qytetarët dhe do të menaxhojë fondin e dëmshpërblimeve.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12