Rreziku nga vullkani “bebe”/ “Taal”, krateri që po tmerron filipinasit
14/01/2020 12:16

Vullkani Taal është një nga më aktivët në Filipine. Gjatë ditëve të kaluara ai ka filluar të nxjerrë llavë, duke shkaktuar edhe tërmete dhe duke krijuar re të mëdha hiri vullkanik që kanë mbuluar tashmë ishullin Luzon dhe më gjerë. Shkencëtarët druajnë se një shpërthim më i madh, është i afërt. Taal është një nga vullkanët më të vegjël në botë por ka qenë vdekjeprurës edhe më parë. Sipas zyrtarëve filipinas, ai është i vogël por shumë i rrezikshëm. Ai në fakt konsiderohet si një vullkan shumë kompleks, pasi nuk ka një krater të vetëm, por disa pika shpërthimi që kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Vullkani taal, thonë ekspertët, është një vullkan bebe që qëndron mbi një rezervë të madhe llave. Shpërthimet më të fundit kanë ndodhur në ishullin Vullkan, brenda liqenit taal, një liqen me sipërfaqe 234 km i krijuar si pasojë e një shpërthimi të mëhershëm të madh. Ishulli Vullkan, ka 47 kratere dhe katër maars, ose kratere vullkanike që krijohen kur magma e nxehtë bie në kontakt me ujin duke prodhuar një shpërthim të dhunshëm. Pika të tjera shpërthimi gjenden edhe nën liqen. I gjithë ishulli Vullkan, është cilësuar një zonë e përhershme rreziku nga autoritetet. Të paktën 35 shpërthime janë raportuar 100 vitet e fundit. Një shpërthim i dhunshëm në 1911 nga krateri kryesor bëri që copa shkëmbinjsh të dilnin nga vullkani. Asokohe, humbën jetën 1300 persona. Sipas ekspertëve ndërkohë vullkani bebe është i rrezikshëm edhe pse është shumë i paparashikueshëm.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04