Revista “Time” shpall personin i vitit Greta Thunberg
11/12/2019 19:30

Revista “Time” e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit. Çdo vit, kjo revistë, e shpall si fitues një personalitet, grup ose lëvizje, që ka pasur më së shumti ndikim në 12 muajt e kaluar. Në listën e Time këtë vit ishin edhe presidenti amerikan, Donald Trump, kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe protestuesit e Hong Kongut. “Ajo ka arritur të krijojë në botë, një zhvendosje të qëndrimit për këtë çështje, duke kërkuar ndryshime urgjente. Ajo ka ofruar një thirrje morale për ata që janë të gatshëm të veprojnë”, tha revista Time, pasi e shpalli 16-vjeçaren suedeze person të vitit. Por, sipas revistës, “veprimet për klimën janë aq komplekse sa vetë fenomeni dhe Thunberg nuk ka zgjidhje magjike për këtë çështje”. Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed. Më 30 tetor, Greta Thunberg, ka kthyer mbrapsht një çmim për ambientin, bashkë me një shumë të të hollave, me arsyetimin se “lëvizja për klimën nuk ka nevojë për më shumë çmime”. Ajo ka falënderuar Këshillin Nordik për ofrim të këtij shpërblimi, dhe ka thënë se për të është “një nder i madh”. Mirëpo sipas saj “politikanët dhe njerëzit në pushtet” duhet të dëgjojnë “shkencën aktuale”. Më 11 dhjetor në kuadrt të samitit për klimën të Kombeve të Bashkuara që po mbahen në Spanjë, Thunberg tha se dekada e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e planetit. Ajo akuzoi liderët botërorë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të mos bërë ndryshime thelbësore në çështjen e klimës.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04