Prishtinë-Beograd, pa pasaporta/ Në fluturimet direkt do të udhëtohet vetëm me karta identiteti
21/01/2020 19:44

Ndryshe prej destinacioneve tjera, qytetarët kosovarë dhe serbë do të fluturojnë në linjën e re ajrore Prishtinë- Beograd me letërnjoftime dhe jo siç ndodh rëndom me pasaporta. Një plan i tillë derivon prej marrëveshjes për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave të vitit 2013 të ndërmjetësuar atë kohë nga Bashkimi Evropian. Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i ka thënë Top Channel se lëvizja me pasaporta mund të ndryshoj vetëm me ndryshimet që mund të bëhen në marrëveshjen finale. Ai thotë se me ketë marrëveshje Serbia ka njohur institucionet e Kosovës, pasi kontrolli i linjës do të bëhet nga Agjencia e Aviacionit Civil nën menaxhimin e KFOR-it që menaxhon hapësirën ajrore të Kosovës që nga vitit 1999-të. Ky hap pritet të ndihmojë Kosovës që të lidhet me korridoret e tjera ajrore gjë që do të ndikonte në uljen e çmimit të biletave për udhëtim. Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili shkroi në Twitter se “Të gjithë thanë se kjo nuk mund të arrihet. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime direkte midis Serbisë dhe Kosovës”, derisa ambasadori në Kosovë, Philip Kosnett u shpreh se ky është fillimi i një të ardhme të ndritshme mes shteteve./Alberta Hashani/

Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44