Prapaskenat e marrëveshjes PS-PD, SHBA dhe Britania ndërmjetësuan për dialogun
14/01/2020 15:16

Fillimisht një marrëveshje për t’u ulur në tryezë dhe më pas për të arritur një tjetër marrëveshje për reformën zgjedhore. Që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra-tjetrës është dashur një përpjekje e vazhdueshme nga ndërkombëtarët. Top Channel mëson se përpjekja e trupit diplomatik në Shqipëri për të ulur palët në dialog ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë. Ka qenë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe që janë angazhuar intensivisht për të afruar qëndrimet e PD dhe PS. Amerikanët dhe britanikët kanë zhvilluar takime të ndara me kryeopozitarin Lulzim Basha, por edhe me Oerd Bylykbashin, i cili është mandatuar së fundmi për të përfaqësuar PD-në në tryezën e “Këshillit Politik”. Diplomatët kanë zhvilluar takime edhe me Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, i cili bashkëdrejton Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore me Rudina Hajdarin. Falë ndërmjetësimit të SHBA dhe Britanisë është bërë e mundur që palët të heqin dorë nga kushtet dhe të bien dakord për marrëveshjen që u bë publike sot, e cila parashikon formimin e Këshillit Politik, duke shmangur kështu Komisionin Parlamentar nga marrëveshja për reformën zgjedhore.

Top News/ Çështja Butrinti, reagon PD, Zhupa akuzon gjyqtarët e kushtetueses për vendimin
24/04 22:52
Top News/ Rama-Rai3, sulm balte ndaj Engjëll Agaçit/ U fshehën përgjigjet e tij me shkrim
24/04 21:08
Top News/ A ka vërtetë rival Meta/ Del kandidati i parë për t’i dhënë shpirt garës në PL
24/04 21:03
Top News/ Kushtetuesja rrëzon PD për Butrintin: Marrëveshja nuk cenon trashëgiminë kulturore
24/04 19:29
Top News/ Deputetja e PD shuan dyshimet / ‘Jam krah Bashës më e bindur se kurrë më parë’
24/04 17:36
Top Channel/ Basha kundër Metës, e quan “pazarxhi kronik”: Problemet nuk i ka me PD
24/04 15:09
Top Channel/ Mandati i Xhaçkës, opozita dorëzon padi në Kushtetuese pas votimit kundër në Kuvend
24/04 15:07
Top Channel/ Dokumentari i “Rai 3”, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë
24/04 14:04
Top Channel/ Mandati i Olta Xhaçkës, opozita dorëzon sot padi në Gjykatën Kushtetuese
24/04 13:03
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoni, kandidati shqiptar thirrje qytetarëve, Osmani: Dilni dhe votoni!
24/04 11:31
Top News/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Këshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës
23/04 21:43
Top News/ Meta flet për grusht shteti në Shkodër/ Çfarë mund të befasojë Metën para Konventës
23/04 20:55
Top News/ Meta koalicion me Edi Ramën/ Habit ish-Presidenti: Shohim verdiktin e popullit
23/04 20:55
Top News/ ‘Nuk bëj presion ndaj SPAK’, Meta ju tregoj se përse u hetua tani metamorfoza
23/04 20:54
Top News/ Meta, gati për koalicion me Berishë/ Sulmon SPAK nga Shkodra, një fjalë për ndërkombëtarët
23/04 20:13
Top News/ ‘Ta harrosh që i imponohesh shumicës’, Ndreca përplaset me Vokshin, shtyhet komisioni
23/04 18:32
Top News/ ‘Po talleni?!’, kërkesat për informacion shkak sherri në Hetimorin e Shëndetësisë
23/04 18:30
Top News/ Dy orë mbledhje e tensionuar/ PS e PD gjejnë dakordësinë në hetimorin e shëndetësisë
23/04 18:20
Top News/ Maxhoranca e opozita debate në Komision/ Akuza për arrogancë e mungesë etike
23/04 18:07
Top News/ Vokshi e Ndreca përplasen në nisje të komisionit/ Akuza për bojkot e shkelje
23/04 18:07