Pasuritë e sekuestruara, Shqipëria “kopjon” modelin Italian
15/11/2019 20:32

Që nga hyrja në fuqi e ligjit Anti-mafia, krimi i organizuar në vend ka humbur pasuri me vlerën e 4.4 miliardë lekëve. Por, ministja Anila Denaj sugjeron ndërhyrje në legjislacion pasi nga totali i pasurive të sekuestruara në përfundim vetëm 40 përqind e tyre konfiskohen dhe i kalojnë shtetit. Por gjatë konferencës mbi asetet e krimit, ministrja e drejtësisë tregoi edhe anën tjetër të medaljes. Prokurori i Anti-mafias italiane Federico Cafiero De Raho përsëriti për të disatën herë bashkëpunimin e krimit shqiptar me Ndragetën e cila fiton 30 miliardë euro në vit nga trafiku i kokainës. “Aktiviteti i tyre ekonomik nuk shtrihet me mes familjareve apo personave te bashkëlidhur, por përmes mënyrave te tjera qe janë profesionistet si përshembull avokatet biznesmenet. Nuk dua te kriminalizoj asnjë kategori . T’i kundërvihemi infiltrimit të krimit të organizuar në institucione, infiltrimit të krimit të organizuar në ekonominë legale, inflitrimit përmes ndërmjetësve që ngjajnë si te rregullt por nuk janë të tille pasi përfaqësojnë mafiozet me xhakete dhe kollare . sot lufta ndaj krimit te organizuar është akoma me e vështirë dhe te tille e bën kamuflimi”, shprehet De Raho. “Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, ti urdhërojnë për të bërë gjëra nga më të ndryshmet dhe që nuk janë në burg me ta”, ka thënë Soreca. “Italia dhe Shqipëria kanë treguar se është e mundur të godasin dhe shkatërrojnë grupet kriminale edhe ato të konsideruara të paprekshme”, shprehet Lakomy. Por ndërkombëtarët mendojnë se parimi “ndiq paranë” nuk duhet të përdoret vetëm ndaj kriminelëve por edhe ndaj të korruptuarëve, të cilëve duhet tu sekuestrohen pasuritë. Me shumë gjasë ky ishte qëllimi i pyetjes se Francesko Mandoit, i cili e pyeti zyrtarët shqiptarë se a kanë sekuestruar pasuri të të korruptuarëve. Përgjigjja ishte “po, kemi sekuestruar një pasuri të një gjyqtari”. Por kjo statistikë flet vetë se sa duhet bërë ende edhe ndaj korrupsionit.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40