Pas linjës direkte, hapet hekurudha/ Marrëveshja Kosovë-Serbi u arrit nga i dërguari i Presidentit Trump
24/01/2020 19:59

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të premten në Beograd që nëse palët vendosin se nuk kanë për çfarë të bisedojnë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen. Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb. Aleksandër Vuçiç, duke ritheksuar qëndrimin e shprehur edhe gjatë vizitës në Prishtinë se Kosova duhet te heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. “Kur isha në Kosovë dje e bëra shumë të qartë para çdo udhëheqësi që takova, si edhe para medieve e komunitetit të biznesit se tarifat duhet të hiqen. Tarifat janë të papranueshme, dhe e bëj të njëjtën kërkesë këtu, që fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës duhet të ndalet. Prandaj mendoj se ajo çka do të bëjmë është të vazhdojmë të lëvizim në këtë drejtim të përqendrimit në ekonomi” “E ndjej që ka energji meqë po bisedojmë për të arritur përparime të caktuara. Nëse palët vendosin që nuk duan të bisedojnë, atëherë do të tërhiqemi dhe unë do të bëj”, punë të tjera, tha ambasadori Grenell. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se nuk mund të pranojë barazimin e heqjes së tarifave dhe ndërprerjes së fushatës për tërheqjen e njohjeve. “Ne kemi qëndrim tjetër për njohjen e Kosovës nga Amerika dhe Prishtina. Ata duan që pavarësia e saj të njihet e në nuk duam. Sa u përket tarifave, ato janë vënë pas asnjë arsye”, Sipas Vuçiç, Serbia vetëm brenda një viti ka humbur 435 milionë euro për shkak të tarifave. Ambasadori Grenell tha se nuk i takon atij të vendosë nëse është apo nuk është e drejtë që këto gjëra të krahasohen, por ai përpiqet të përqendrohet në një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që, pas lajmit për rikthimin e linjës ajrore mes Kosovës dhe Beogradit, Vuçiç paralajmëroi edhe arritjen e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës. Pas takimit me Grenell, Vuçiç tha se marrëveshja do të jetë e ngjashme me atë të linjës ajrore, Prishtinë-Beograd, e cila u arrit në fillim të kësaj jave me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë.

Top Channel/ Arrestohen doganierët grekë, 13 në pranga për ryshfet dhe shpërdorim detyre
03/07 12:09
Top News- Kërcënuan një person me armë/ Pranga një prej autorëve në Durrës, në kërkim të tjerët
03/07 11:53
Top News-“Negociatat me BE-në nuk u hapën për meritë”, Tabaku: Qeveria ka mbyllur derën e integrimit
03/07 11:51
Top News- Debate të ashpra në Kuvend, Dash Sula me tone të ashpra: Memec që mbyllin gojën…
03/07 11:48
Top News- “Nuk mund të shkelet Kushtetuta/ Shehu kërkon llogari në Kuvend: Ku e keni kryeministrin?
03/07 11:47
Top News- Grekët, aksion në Qafë-Botë/ Arrestojnë doganierin, bllokohet qarkullimi për disa orë
03/07 11:28
Top Channel/ Seanca e fundit e Kuvendit, debate për rendin e ditës
03/07 10:29
Top News- Momenti kur Rama mbërrin në Vlorë, ja kush e shoqëron
03/07 10:28
Top News- Rama vizitë surprizë në Bashkinë e Vlorës, çfarë pritet
03/07 10:15
Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36