Nis hetimi në senat/ A do të shkarkohet Donald Trump…
21/01/2020 20:07

Hetimi që mund të çojë në shkarkimin e Presidentit Donald Trump filloi të martën në senatin amerikan. Është hera e tretë në historinë amerikane që një president përballet me shkarkimin e mundshëm, nën akuzat për shkelje në detyrë. Një nga hapat e para të procesit në senatin me shumicë republikane ishte votimi i programit të propozuar nga udhëheqësi Mitch McConnell për hetimin. Rezoluta e senatorit McConnell u jep ligjvënësve demokratë që do të jenë në rolin e prokurorëve si edhe ekipit ligjor të Presidentit Trump nga 24 orë gjatë dy ditëve të ardhshme për të paraqitur argumentat e tyre. Në projekt-rezolutë nuk thuhet nëse do të thirren dëshmitarë dhe nëse do të lejohet parqitja e provave të reja. McConnell dhe republikanët e kanë bërë të qartë se duan që gjyqi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përfundojë me shpalljen të pafajshëm të Trump. Drejtuesi i i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha se një gjyq pa paraqitje provash, dëshmitarë ose dokumenta “nuk është aspak gjyq”. Avokatët e Trump po sulmojnë argumentat e procesit të shkarkimit ndaj tij. Ata thanë se ai nuk bëri “absolutisht asgjë të keqe” kur i kërkoi Ukrainës të ndërmerrte hetime ndaj rivalit të tij, gjë që, sipas demokratëve, synonte ta ndihmonte presidentin për të përfituar politikisht. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dy akuza ndaj Trump. Sipas njërës prej tyre, ai abuzoi me postin e presidentit duke i bërë presion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy që të hetonte një nga rivalët kryesorë të Presidentit Trump për zgjedhjet e vitit 2020, ish-nënpresidentin, Joe Biden. Akuza e dytë është se ai pengoi hetimin e Kongresit. Për demokratët Trump është fajtor për të dyja akuzat ndërsa avokatet e Trump, në një dosje prej 110 faqesh, thonë se presidenti po zhvillonte normalisht politikë të jashtme në bisedat me presidentin Zelenskiy. Gjasat që senati të autorizojë shkarkimin e Trump janë të pakta sidoqoftë, për shkak të shumicës republikane atje. Për shkarkimin nevojiten votat e dy të tretave të senatorëve.

Top Channel/ Mbi 130 milion dollarë dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual të mjekut amerikan
24/04 14:01
Top Channel/ E rëndë!Ish-oficeri vret ish-gruan e të dashurën adoleshente, i rrëmben foshnjën dhe…
24/04 12:49
Top Channel/ Ky është vendi me aktivitetin më të lartë seksual! Numri mesatar i partnerëve është 15…
24/04 12:48
Top Channel/ Pluhuri afrikan mbyt Athinën/ Qiejt morën ngjyrë portokalli nga rëra sahariane
24/04 12:41
Top Channel/ NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg ( dhe Kremlini)!
24/04 12:40
Top News/ Gjermania, ‘çerdhe’ spiunësh / Agjentët rusë dhe kinezë intensifikojnë aktivitetin
24/04 11:29
Top News/ TikToku drejt ndalimit në SHBA!/ Presidenti Biden – Jam gati ta nënshkruaj menjëherë
24/04 11:18
Top News/ Armët bërthamore të NATO-s, në Poloni/’Për të frikësuar rusinë dhe për të rritur sigurinë’
24/04 11:17
Top News/ Izraeli ‘rëndon dorën’, sulmon ngado/E gjithë Gaza nën bomba, ‘zonë e rrezikshme lufte’
24/04 11:10
Top News/ Korrupsion në mesin e luftës / Arrestohet zëvendësministri rus i mbrojtjes
24/04 11:03
Top News/ Amerikanët “në këmbë” kundër ndihmës për Izraelin/100 të arrestuar, bllokohet mësimi
24/04 09:29
Top News/ 200 ditë luftë/ Frikë në Rafah, banorët i tremben një sulmi nga forcat izraelite
24/04 08:30
Top News/ I akuzuar për spiunazh, gazetari amerikan del para gjykatës në Rusi
24/04 08:00
Top Channel/ Presidenti i Iranit kërcënon Izraelin: Nëse na sulmon sërish, nuk do mbetet asgjë…
23/04 22:41
Top News/ Opozita e Ruandës kundër Sunak: Nuk e mbështesim ardhjen e azilkërkuesve nga Britania
23/04 22:39
Top News/ 1 miliardë dollarë për Ukrainën, Pentagoni ndihmë për zmbrapsjen e trupave ruse
23/04 22:26
Top Channel/ Kapen mat gjermanët, po ‘festonin’ ditëlindjen e Hitlerit në shtëpinë e tij në Austri
23/04 19:53
Top News/ Europa rrezik i sulmeve terroriste, në vitin 2023 u parandaluan të paktën 10 raste
23/04 19:09
Top Channel/ “Të ndalim agresionin e Putin:, Sunak shpall ndihmën britanike për Ukrainën nga Polonia
23/04 18:36
Top Channel/ Tmerri për pacientin britanik tek dentisti në Turqi! I futi implantin në kafkë
23/04 17:26