Nga ushtria në polici; Lleshaj propozon ndryshimin e ligjit për ekuivalentimin e gradave
06/12/2018 15:40

Top Channel ka mësuar se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgatitur ndryshime në ligjin e policisë që japin mundësinë e krijimit të një force elite mbi RENEA-n, por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit.