Në Ohër, Rama-Zaev-Vuçiç/ Diskutimi për lëvizjen e lirë në rajonin e Ballkanit
09/11/2019 15:13

Zaev, Rama dhe Vuçiç takohen në Ohër. Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen këtë të Diel në Ohër në takimin e dytë, pas atij të Novi Sadit. Do të jetë një takim trepalësh mes presidentit Aleksandar Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Presidenti i Serbisë dhe dy kryeministrat do të takohen gjithashtu edhe me Kryetarin e Këshillit të ministrave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Denis Zvizdic dhe Ministren e ekonomisë të Mal të Zi, Dragica Sekulic. Pas takimit të liderëve, do të vijojë mbledhjen plenare ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen edhe me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, Bankën Evropiane për ndërtim dhe zhvillim, Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, Komisionit Evropian si dhe Bankës Botërore. Synimi është gjetja e dakortësisë për një liste masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit. Top-Channel ka mësuar se këto masa, lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar. Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me impakt në tregti mes vendeve tona në Ballkanin perëndimor përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen etj. Të gjitha këto masa do të realizohen në përputhje me legjislacionin e BE-së (acquis) dhe në përputhje me MAP REA dhe angazhimet e Procesit të Berlinit por duke krijuar një transh të përshpejtuar sipas nevojave specifike të tre palëve. Kjo Iniciativë mbetet e hapur për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi, dhe shprehet që formati të jetë i plotë në takimin e ardhshëm në Shqipëri.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56