Mustafa: VV, me logjikë lufte/ Kritika e kreut të LDK-së për partnerin e tij Albin Kurti
18/01/2020 12:13

Pozicionet e LDK-së dhe VV duken sot më larg se kurrë dhe arritja e marrëveshjes së bashkëqeverisjes mes tyre tingëllon e largët. Edhe pse Albin Kurti e theksoi sërish se vulosja e një ujdie mes këtyre dy partive është e domosdoshme, Isa Mustafa u shpreh në një intervistë për Express, se partia e Kurtit po vepron me logjikë lufte, e Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, nuk mund të negociojë kështu. “Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës pushtohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por pjesën që kam pushtuar, kjo mbetet e imja”, ka thënë Mustafa. Ai shton megjithatë se në forcëne vet politike, shihet me prioritet koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk dha nga ana tjetër asnjë shenjë të tërheqjes nga kërkesa për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja. Sa për letrën e fundit të Kurtit, ajo për Mustafën i ngjante më shumë një eseje ideologjike, sesa një përgjigjeje ndaj propozimit të LDK-së. Për politikanin veteran, ideja e koaliicionit me Vetëvendosjen ka lindur si vullnet politik, I cili duhet të menaxhohet nga vetë subjektet e përfshira e jo nga presioni i publikut apo i medias. Deri më tani, Kurti dhe Mustafa janë takuar 8 herë me qëllimin të përmbyllin një marrëveshje për koalicion, por të gjitha takimet kanë rezultuar të pasuksesshme.​

Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25