Mbyllet zyrtarisht fusha e plehrave të Durrësit në Porto Romano
14/01/2020 15:09

Mbyllet fusha e plehrave në Durres. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbeldhjen e fundit mbylljen e këtij vend-depozitimi ndërkohë që i ka hapur dritën e gjelbër projektit Eco Park Durrës i cili do ta kthejë fushën e plehrave të kësaj bashkie në një park me gjelbërim, hapësira pushimi, dhe atraksione sportive, njësi shërbimi dhe parking. Gjithesej janë 155 mijë metra katrore që do të transfomohen, në zonën e Porto Romanos. Investimi është rreth 14 milion euro, ndërsa punimet duhet të nisin në Mars të 2020 për të përfunduar pas tre vitesh. Vend depozitimi i plehrave në Durrës është ndoshta zona më e ndotur në Shqipëri, prej dekadash aty janë grubulluar jashtë çdo kriteri plehrat duke u lënë të degradojnë në qiell të hapur. Sipas projektit fillimisht do të bëhet kapsulimi dhe me pas rehabilitimi i tokës, ndërkohë që me projekte të tjera është planifikuar nisja e urbanizmit të zonës. Me mbylljen e fushës mjaft të rrezikshme të depozitimit të mbetjeve në Durrës bashkia e këtij qyteti do t’i depozitojë plehrat në landfillin e Tiranës. Në të njëjtën mbledhje Këshilli Kombetar i Territorit ka miratuar planin kombëtar sektorial në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta.

Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59
Top Channel/ Rama: S’e bllokojmë RMV në BE! Jep lajmin e mirë në Ditën e Alfabetit
22/11 19:58
Top Channel/ Duka për TCH: Marani, Gruda, ligji i sponsorizimit dhe e ardhmja e futbollit shqiptar
22/11 19:30
Top News – Jakup Krasniqi kthehet në Hagë / Gjykata Speciale jep detaje për vizitën në Kosovë
22/11 19:30
Top News – 22 mijë euro, ora luksoze e bizhuteri, hajdutët bastisin shtëpinë por zbulohen
22/11 18:45
Top News- 40-vjeçari “terrorizon” Libohovën, kërcënon me armë zjarri gruan dhe qëllon me breshëri
22/11 18:22
Top News- ‘U duket sikur ma prenë kokën’/ Spiropali: Çfarë unë urrej, janë hajdutët e manipulatorët
22/11 17:50
Top News- Rama në Manastir për 100-vjetorin e Konsullatës Shqiptare, zbulohet pllaka përkujtimore
22/11 17:45
Top News- Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq!Akuzohet për fshehje të ardhurash mbi 60 mln lekë
22/11 17:16
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër/ Nderohet Tano Banushi me festivalin e humorit
22/11 15:20