Mbretëresha Elizabeth II deklarohet rreth largimit të princit Harry dhe Meghan Markle
14/01/2020 12:21

Samiti i sotëm i familjes mbretërore në Sandringham lidhur me vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për të braktisur postet mbretërore, mori fund pas një diskutimi dy orë e gjysmë. “Sot familja ime kishte diskutime shumë konstruktive mbi të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij,” tha Mbretëresha Elisabeth II në një deklaratë. “Familja ime dhe unë mbështesim plotësisht dëshirën e Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje të re,” vazhdoi ajo. “Megjithëse do të preferonim që ata të mbeten anëtarë të familjes mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje, ndërsa mbeten një pjesë e vlerësuar e familjes time. Harry dhe Meghan kanë sqaruar se nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re. Prandaj është pajtuar që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën dukesha e Sussexes do të kalojë kohën në Kanada dhe Britaninë e Madhe”, u shpreh Mbretëresha Elisabeth II. Elisabeth II shtoi se këto janë çështje komplekse për familjen e saj për t’u zgjidhur, por ka edhe shumë punë për të bërë, derisa ajo ka kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim. Burime pranë Pallatit Mbretëror thanë për revistën People se Mbretëresha Elisabeth II urdhëroi Harry, William dhe Charles të takoheshin në shtëpinë e vendit të saj të hënën në mënyrë që të “bisedonin gjërat” me Meghan, të cilën e kanë thirrur përmes telefonit pasi që ajo ndodhet për pushime në Kanada. Harry, 35-vjeç dhe Meghan, 38-vjeç, tronditën botën me vendimin e tyre për të hequr dorë si anëtarë të lartë të Familjes Mbretërore javën e kaluar. Ata zbuluan planet e tyre për të “gdhendur një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni”, shkruan ata në një deklaratë në Instagram. Samiti i paparë i familjes mbretërore pason një seri diskutimesh urgjente gjatë ditëve të fundit dhe e rrit perspektivën se do të ketë një zgjidhje që do të funksionojë për Dukeshën e Sussexes dhe familjen mbretërore. Diskutimet e mëparshme që janë zhvilluar midis familjeve të Mbretëreshës, Charles, William dhe Harry dhe Meghan kanë përfshirë gjithashtu qeveritë e SHBA-së dhe asaj të Kanadasë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04