Linja direkte Kosovë-Serbi/ Dy vendet nënshkruan marrëveshje të veçanta me kompaninë gjermane
22/01/2020 20:01

Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkët me kompaninë gjermane të fluturimeve Lufthansa, e cila pritet t’i realizojë fluturimet në linjën e re ajrore Prishtinë – Beograd. Dyja shtetet kanë nënshkruar marrëveshje të veçanta direkt me kompaninë gjermane me ndërmjetësimin e ambasadorit të SHBA-ve dhe përfaqësuesit të posaçëm për Kosovën, Richard Grenell. Zyra e Grenell nuk ka pranuar të jap asnjë detaj rreth marrëveshjes. Të kontaktuar nga Top Channel, ata janë munduar gjithë kohën të heqin përgjegjësinë e tyre për marrëveshjen e nënshkruar. “Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e marrëveshjes së aviacionit. Ne vetëm kemi bashkuar të gjitha palët së bashku dhe Ambasadori Grenell ka udhëhequr diskutimet”. Pikërisht pse jemi palë një palë e tretë e paanshme, është më mirë që për përgjigjet specifike në lidhje me rolin dhe detyrimet e secilit vend, ju lutem kontaktoni qeveritë përkatëse të vendeve. Kurse, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj thotë se kjo marrëveshje nuk e kthen prapa Kosovën në sovranitet. Haradinaj treguar se në letrën e qëllimit të dërguar nga pala kosovare së bashku me NATO-në, nuk do të ketë taksa shtesë për kompaninë dhe do të jetë e barabartë. Kosovarët dhe serbët ndryshe nga destinacionet e tjera në këtë linjë pritet të udhëtojnë me karta identiteti dhe jo me pasaporta, pasi Serbia nuk i njeh ato./Alberta Hashani/

Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32