Ligj i ri për portalet, regjistrim me detyrim. Gjoba të rënda për ‘fake news’
13/11/2019 20:39

Në një kohë kur në Shqipëri operojnë më shumë se 800 portale pjesa dërmuese të parregjistruara, qeveria bëri gati një ligj të ri për të zbardhur mediat on line, në një pjesë të madhe burim të lajmeve të rreme. Ndryshimet e ligjit për mediat synojnë dhënien fundit të anonimatit të këtyre portale e si pasojë do të identifikohen burimet e tyre financimit përfshi personat që punojnë në to. Top Channel e disponon draftin me këto ndryshime nga ku Autoritetit Medias Audiovizive i shtohet edhe kompetenca për mbikëqyrur portalet online. AMA nëse do të miratohen këto ndryshime do të quhet “Autoriteti i Mediave Shqiptare”. Ndryshe nga sa kanë operuar deri më tani në ilegalitet të plotë duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për shrimet e tyre në shumë raste Fake News, atyre do t’i duhet detyrimisht të rregjistrohet në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike. Krahas publikimit në portal, në këtë rregjistër do të shënohet emri i ofruesit të shërbimit, vendndodhjen e zyrave qendrore ose vendqëndrimin e ofruesit të shërbimit. Çdo shtetas shqiptarë apo i huaj që do të ndjehet i cënuar nga lajmet e portaleve apo edhe mediave tradicionale i jepet mundësia t’i drejtohet Këshilli i Ankesave është organ kolegjial vendimmarrës, pranë “Autoritetit të Mediave Shqiptare”. Ofruesi i shërbimit të publikimit elektronik, brenda 72 orësh nga marrja e ankesës, duhet të shqyrtojë ankesën dhe të informojë ankuesin. Këshilli i Ankesave, nëse çmon se ka shkelje, merr masat përkatëse, duke përfshirë sanksionet në përputhje me këtë ligj. Për të gjitha mediat online që kryejnë shkelje kur ato nuk përbëjnë vepër penale përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, me gjobë në në masën nga 40 000 deri në 800 000 lekë, kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave ose të drejtën e përgjigjes, Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Ligji parashikon se në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.”

Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13