Kryeministri kanadez përplaset me SHBA: Keni edhe ju faj për rrëzimin e avionit
14/01/2020 18:39

Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran do të ishin ende gjallë, po te mos kishte ekzistuar përshkallëzimi i fundit i tensioneve, që pjesërisht, u nxit nga Amerika. “Mendoj se po të mos kishte pasur tensione, po kishte përshkallëzim të situatës në rajon, ata shtetasit kanadezë do të ishin në shtëpi tani, pranë familjeve të tyre”, tha Trudeau në një intervistë për televizionin Global. “Komuniteti ndërkombëtar, shtoi ai, “ka qenë shumë i qartë mbi nevojën që Irani të mos ketë armë bërthamore, por në të njëjtën kohë e dinin mirë se duheshin menaxhuar tensionet në rajon, të cilat janë acaruar edhe nga veprimet e SHBA-së”, ka shtuar ai. Boingut 737 i Ukraine International Airlines u qëllua nga një raketë iraniane pak pas ngritjes në ajër nga Teherani. Asnjë nga 176 personat në bord nuk i shpëtoi episodit fatal. Nga llogaritë e Otavës, 57 prej pasagjerëve ishin kanadezë, shumë prej tyre me origjinë iraniane. Situata u përflak pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani nga një sulm me dron i Shteteve të Bashkuara. Irani u përgjigj duke lëshuar me dhjetëra raketa mbi dy baza amerikane në Irak, e disa orë pas kësaj, një njësi e Rojeve Revolucionare iraniane qëlloi, siç thuhet, aksidentalisht avionin e pasagjerëve, një veprim ky të cilin presidenti i vendit, Hasan Rouhani e përshkroi si “gabim njerëzor”. /Irida Vasia/

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04