Kam qëndruar pa ngrënë, nuk më mjaftonin paratë në New York. Por arrita synimet e mia…
09/11/2019 20:00

Në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora” I ftuar është Klevis Tafaj. Pas një çmimi të rëndësishëm në Itali, ai arriti të firmosë një kontratë të teje të rëndësishme në New York. Klevisi kurrë nuk e kishte menduar që do të arrinte të prekte ëndrrën amerikane. Klevis Tafaj është një nga ata të rinj që kurrë nuk ka hequr dorë. Me vullnet të fortë, ai kërkoi gjithmonë të provonte fatin jashtë Shqipërisë. Mori pjesë në çmimin prestigjioz “Danza Europa 2014” në Itali. Garoi në kategorinë e dancit klasik me një pjesë nga baleti “Don Kishoti” dhe fitoi çmimin e parë special, dhe fitoi të drejtën e performimit në New York. Ai punon pranë Ajkun Ballet Theatre, ku performon në skena të ndryshme në Boston, Miçigan, Pensilvani etj. Fillimet e tij në USA nuk kanë që të lehta, madje ai kujton dhe javën e parë ku nuk munde të siguronte paratë për të ngrënë, gjithashtu dhe punët e para në pastrim dhe në larje pjatash në restorante dhe bare. Intervistën e plotë e ndiqni në linkun më poshtë.

U largova nga Shqipëria pasi asgjë nuk më plotësonte, përshtatej, e më jepte liri mua si artist
11/01 20:00
Dua të realizoj në Kanada ëndrrën time si aktor filmash
28/12 20:00
Shumë punë, pak fjalë dhe dëshpërim. Në USA demotivohesh mijra herë deri sa arrin një copëz suksesi
14/12 20:00
Shqipëria do të bëhet kur të gjithë shqiptarët të bashkohen pa interes
07/12 20:00
Kam kaluar traumë. Nuk lëvizja dot nga Anglia, sepse më bllokuan pasaportën shqiptare rreth 1 vit
23/11 20:00
Në Suedi personat me çrregullime mendore, të alkolizuar,të droguar kërkojnë kurim, nuk ngurrojnë…
16/11 20:00
Kam qëndruar pa ngrënë, nuk më mjaftonin paratë në New York. Por arrita synimet e mia…
09/11 20:00
Të sfidosh vdekjen, e të rilindësh kampion. Historia e sportistit që nuk u dorëzua kurrë…
02/11 20:00
Serbët më dogjën shtëpinë. Jam përballur e vetme me presione, terren të vështirë, por kam guxuar…
30/10 20:00
Me një çantë, dhe 2 panine u nisa i vetëm për të triumfuar tek “Amici di Maria De Filippi”
26/10 20:00
Mamia e Princit të Arabisë, dhe Agjentit 007 rrëfen punën dhe jetën reale të familjeve VIP
23/10 20:00
Në Spanjë jetojnë pak shqiptar. Ambasada nuk duhet të jetë indiferente ndaj tyre…
19/10 20:00
Rrëfimi i mësueses që jep mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar në Greqi…
16/10 19:40
Gatimet, dhe ushqimi tradicional shqiptar i pa zëndësueshëm në asnjë vend të botës…
12/10 20:00
Enigmat e shkencës, projektet sekrete të NASA në hapësirë dhe të DARPA për avionët luftarakë
09/10 20:00
Kuzhinieri shqiptar që gatuan receta tradicionale shqiptare për amerikanët në Philadelphia
05/10 20:00
Avokatja shqiptare në çështjen e Ramush Haradinajt në Hage.
02/10 20:00
Diaspora/ Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal
28/09 20:41
Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal për jetën time…
28/09 20:00
Danilo Zeka: Jam ndjerë keq kur habiteshin grekët që jam shqiptar. Xhelozi, diskriminim kam patur
25/09 20:00