Italiani mes lotëve: “Falenderoj Suelën dhe Eduardin”, ja pamjet prekëse
06/04/2020 09:06

Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj nga kriza e shkaktuar nga korona Shumë nga mjekët dhe infermierët janë vendosur në provincën e Brescias. Një video ka mbërritur në redaksinë e Top Channel ku tregohet një pacient i cili është nën kujdesin e mjekëve shqiptarë. “Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për punën dhe ndihmën e dhënë”- thotë italiani duke u përlotur. Ju ftojmë të ndiqni videon: