Gjyqi ndaj Trump në senat/ Në hetim nuk do të lejohen dëshmitarë të rinj
22/01/2020 20:07

Senati amerikan vijon me hetimin ndaj presidentit Donald Trump, me dëgjimin e deklaratave të hapjes nga një grup anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët argumentojnë se përse presidenti duhet të shkarkohet nga detyra. Më herët, senati votoi në linja partiake, 53 me 47 për të miratuar rregullat e gjyqit të propozuara nga udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell. Votimi erdhi pas një serie debatesh, sepse demokratët e pakicës kanë kërkuar që në gjyq të lejohet paraqitja e dokumenteve dhe e dëshmive nga ana e zyrtarëve të administratës Trump, të cilët Shtëpia e Bardhë nuk i lejoi të dëshmonin gjatë fazës së hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve. Përfundimisht u vendos që si ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që do të bëjnë deklaratat e hapjes ashtu edhe ekipi ligjor i Presidentit Trump do të kenë nga 24 orë afat për këto deklarata në një shtrirje kohe prej tre ditësh. Gjithashtu, në hetim nuk do të lejohen dëshmitarë të rinj, diçka që demokratët e kërkonin me ngulm. Fakti që votimi u bë në linja të prera partiake flet shumë për rezultatin e pritshëm të gjykimit, pra është thuajse e sigurt që ky hetim nuk do ta shkarkojë Presidentin Trump nga detyra pasi asnjë nga republikanët nuk ka sinjalizuar se do të votonte kundër tij. Vetë Trump ka sulmuar ashpër kundërshtarët e tij në senat, por tha se do të preferonte një gjykim më të gjatë, në mënyrë që zyrtarët e lartë të administratës së tanishme dhe ata të mëparshëm të mund të dëshmojnë, megjithëse kjo do të krijonte shqetësime të sigurisë kombëtare. Ai vazhdon ta quajë farsë procesin ndaj tij.

Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43