Franca, konferencë donatorësh/ Komisioneri i krizave të BE në Tiranë: Presim vlerësimin për nevojat
05/12/2019 19:56

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se një konferencë solidariteti për Shqipërinë eshte e nevojshme, dhe se ajo mund të zhvillohet në Francë. Shefi i Elizesë është shprehur gjithashtu se konferenca ne fjale mund të bashkojë partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin e vendit. DW thotë se qeveria shqiptare ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti konferencën e madhe të donatorëve, të propozuar nga kryetarja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, “sukses të madh” dhe se ajo krijon mundësinë “për qasje shtet me shtet”: “Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses, po të doni vendoseni edhe në thonjëza, sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë dhe është një instrument ekstra mbi gjithë instrumentet e tjerë të financimit, me një potencial financimi të konsiderueshëm”, tha Rama. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës para tërmetit ishin të tensionuara për shkak të vetos së Francës në Këshillin e BE-së, e cila praktikisht bllokoi çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Shqipëri ishte sot Komisioneri Evropian i menaxhimit të krizave, Janez Lenarčič, i cili erdhi ta shihte nga afër gjendjen pas tërmetit tragjik të javës së kaluar. Takimi i pare i tij me kryeministrin Edi Rama, ishte për vlerësimin e nevojave pas tërmetit. “Ka një parakusht, është vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të orientojë këto çështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet. Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimi”, u shpreh Lenarčič. Të mërkurën, Komisioni Europian njoftoi se ka vënë në dispozicion 15 milionë euro për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të përballojë nevojat emergjente të shkaktuara nga tërmeti.

Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55