Ekipi izraelit: Ndjejmë detyrim për të ndihmuar shqiptarët, pranë hebrenjve në kohën e holokaustit
05/12/2019 22:03

“Para dy ditësh erdhëm nga Izraeli, për të bashkëpunuar këtu me inxhinierët lokalë dhe do të qëndrojmë deri në fund të javës tjetër. Është një obligim që ne si shtet ndjejmë, për të asistuar për çdo vend që preket nga fatkeqësitë natyrore. Por ne veçanërisht ndjejmë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit dhe kjo nuk harrohet, por kthehet në momente të vështira si ajo që po kaloni ju”. “Pjesa më e madhe e banesave që kemi inspektuar në këto 48 orë, kanë marrë kryqin e verdhë që tregon se janë të riparueshme dhe aty mund të jetohet dhe vetëm 10 % të tyre do të shemben. Ky është rezultati deri më tani, por që ka edhe shumë punë për të bërë, por ka një dritë në fund të tunelit. Varet nga koha që do të qëndrojmë, nuk është vetëm ekipi ynë i izraelit por janë edhe 11 delegacione të tjera që koordinohen nga bashkimi europian, që po bën një punë vërtetë të mirë, specifikisht dje kemi inspektuar 38 banesa dhe kemi rikthyer në shtëpi më shumë se 100 familje”. “Normalisht aftësia mbajtëse nuk shihet vetëm me sy por duhet edhe kontrolle të mëtejshme të betonit, në markën dhe një kontroll më të imtësishëm dhe më i mirë i objektit. Por në këto momente duke qenë se kemi parë plasaritje, në këto dy trarë dhe këto dy kolona jemi duke i riparë, edhe grupi Izraelit ka një aparaturë që edhe shikon plasaritjen dhe thellësinë e tyre”. “Sfida juaj kombëtare, është përmbledhja e gjithë informacionit i marrë si nga banorët e prekur nga tërmeti, inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në mënyrë digjitale. Të jetë e qartë panorama e dëmtimeve dhe kështu kjo hartë të shërbejë si orientim për hapin e radhës. Ne këtë në Izrael e quajmë të skicojmë problemin dhe këtë praktikë duam ta sjellim e këtu”.

Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43