“Dosja 184 të transferohet në SPAK”/ PD: Të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër
18/01/2020 15:26

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, sa i takon zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK. Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të strukturuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj. “Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikon përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës. Sipas ligjit, duke qenë në cilësinë e kallëzuesit, PD ka të drejtë të marrë çdo informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, por në leter theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184. 1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016 2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK 3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45
Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02