Britanikët votojnë, zgjedhjet e treta në pesë vjet
12/12/2019 19:21

Britanikët po votojnë në mbretërinë e bashkuar në zgjedhjet e treta të përgjithshme në më pak se pesë vjet. Votimi ka nisur në orën 7 sipas orës lokale në 650 kolegjet zgjedhore në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandë e Veriut dhe mund të votohet deri në orën 22 sipas orës lokale. Favorit mbetet kryeministri aktual Boris Johnson dhe partia e tij konservatore, por sfidanti kryesor i tij, laburisti Jeremy Corbyn, është i bindur se mund ta lërë pas. Zgjedhjet, të parat që mbahen në dhjetor në më shumë se 100 vite, janë të tretat në pesë vitet e fundit, pas atyre të 2015 dhe 2017. Numërimi i votave do të fillojë menjëherë pas përfundimit të procesit por rezultatet e para do të mësohen vetëm mëngjesin e të premtes. Të drejtën e votës e kanë 45 milionë britanikë, që duhet të shprehen jo vetëm për qeverinë e vendit por edhe për fatin e Brexitit. Boris Johnson shpreson të marrë një shumicë të qartë në mënyrë që të kapërcejë ngërçin parlamentar që deri më tani e ka penguar të kalojë në kuvend marrëveshjen me BE për Brexitin që skadon më 31 janar. Sipas sondazheve, rivali i tij Corbin nuk ka shanse të fitojë këtë raund zgjedhor. Por ai mund të tentojë të krijojë një koalicion, në vijim, me të cilin do të tentojë të rinegociojë në kuptimin më europianist marrëveshjen për brexitin dhe më pas të thërrasë edhe një referendum të ri.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07