“Bloomberg” shkruan për transformimin e Piramidës: Tirana, një qytet i pastër, me administratë progresive
21/01/2020 20:13

Pas “The Guardian” dhe “Financial Times”, është agjencia më e njohur e lajmeve ekonomike në botë “Bloomberg”, ajo që i ka kushtuar një hapësirë të veçantë historisë së Piramidës dhe transformimit që do të pësojë ajo me projektin e Bashkisë së Tiranës. “Bloomberg” shkruan se kjo godinë e projektuar si muzeu i ish-diktatorit Hoxha në kohën e komunzimit, do të shndërrohet shumë shpejt në një qendër multifunksionale edukimi të teknologjisë për të rinjtë. Më tej “Bloomberg” nënvizon se kjo godinë që sot i ngjason një ngrehine, fsheh potencialin për t’u bërë një nga strukturat më të gjalla dhe interesante në Europën Lindore. Duke ftuar turistët që të vizitojnë Tiranën,“Bloomberg” shkruan se për një vizitor që vjen për herë të parë, Tirana është një qytet i pastër dhe i rregullt, që drejtohet nga një administratë progresive e cila po inkurajon sipërmarrjen dhe inovacionin. Shkrimi i plotë: Piramida, marrëzia komuniste që do të rilindë si qendër invacioni në Tiranë Nga Richard Vines, Bloomberg Ngjan si një park fantastik skateboard-i apo qendër tregtare moderne të braktisur, me sipërfaqen e saj të paanë e të pjerrët prej betoni të shkarravitur me graffiti, dhe panelet e zymta prej xhami, por kjo ndërtesë në kalbje e sipër është një nga monumentet më të rëndësishme të Europës, që i ka mbijetuar komunizmit, dhe është gati të transformohet. Piramida e Tiranës u ngrit për të lartësuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha menjëherë pas vdekjes së tij në vitnin 1985. U deshën tre vjet për ta ndërtuar anash bulevardit kryesor të qytetit dhe u çel me një ceremoni madhështore në tetor 1988. Sipas faqes InfoAlbania, ajo ishte vepër e katër arkitektëve: e të bijës së Hoxhës, Pranvera Hoxha, e bashkëshortit të saj, Klement Kolaneci, si edhe e Pirro Vasos dhe Vladimir Bregut. E veshur me pllaka mermeri të bardhë dhe një yll të kuq mbi krye, ajo ishte një ndërtesë goditëse. Brendia natyrisht zotërohej nga një statujë e diktatorit dhe vetë ndërtesa ishte një vend pelegrinazhi për një shtet të ashpër komunist, që lartonte kultin e individit. Ceremonia e hapjes ishte një çast krenarie për Shqipërinë dhe filmimet e ngjarjes shfaqin zyrtarë që ecin midis nxënësve të shkollave të lëvizjes së rinisë komuniste. Kishte vetëm një problem të vogël – regjimi komunist ra në vitin 1990, dy vjet pasi u përfundoi ndërtimi i Piramidës, dhe reputacioni i Hoxhës u shkatërrua së bashku me të. Ndërtesa u mbyll dhe më pas u transform disa herë: qendër konferencash; sallë për festivalin kombëtar të xhazit; sallë leksionesh; teatër; vendstrehim për shtabin e NATO-s gjatë luftës në Kosovë; shtëpi e një stacioni televiziv; e madje, edhe si klub nate. Është braktisur prej kohësh dhe qëndron e mbyllur për publikun. Madje, në vitin 2011 Këshilli Bashkiak i qytetit vendosi ta prishte, por shpëtoi pas neë sëirl protestash, e më në fund, sipas Joni Baboçit, Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban të Tiranës, bashkia ka një plan për ta rivënë në përdorim. Ndërtesa do të rilindë si një qendër mësimore, ku turistët do të jenë gjithashtu të mirëpritur. Projekti bashkëfinancohet nga qeveria qendrore dhe ajo vendore, në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Puna mund të fillojë qysh në muajin tjetër dhe pritet të zgjasë 1 vit e gjysmë.

Top Channel/ Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Karli i Madh”: Shqipëria, shembull tolerance
09/05 19:24
Top Channel/ Pamjet e fundit të Almës me fëmijë, takimi me kunatën dhe udhëtimi drejt Bunës
09/05 19:11
Top Channel/ Noka i revoltuar i drejtohet Majkos: Ti e dashuron s’kapin, thuaji të hapin sytë
09/05 19:05
Top Channel/ Shalsi flet në foltore, ndërhyn nga vendi Noka! Nikolla: Mos flit
09/05 19:05
Top Channel/ Deputetët demokratë nuk durojnë dot, Noka kërkon sërish fjalën, ndërhyn Tabaku
09/05 19:03
Top Channel/ Noka kërkon të flasë për të disatën herë, ndërhyn garda
09/05 19:03
Top Channel/ “Thërrisni mitingje me persona të paguar”, Klosi: Ka një problem të madh…
09/05 19:02
Top News/ Burg avokatit që donte të vriste gruan/ I ofroi para Nuredin Dumanit, dënohet me 1.4 vite
09/05 18:35
Top Channel/ “I trajnuar nga Cosa Nostra”, Meta: Kemi letrat e Ramës për ato VKM të jashtëligjshme
09/05 18:20
Top Channel/ Meta udhëzon mbështetësit: Sa më aktivë në Twitter dhe…
09/05 18:20
Top Channel/ “I porositur nga grupet kriminale”! Ligji i surrogacisë, Vasili: Gratë si rezervate
09/05 18:20
Top Channel/ Etjen Xhafaj në Parlament: Tregojnë gjithkënd me gisht, por tre i kanë tek vetja
09/05 18:19
Top Channel/ “Përçoni mesazhin tonë”, ja si tenton të bindë Meta diasporën
09/05 18:19
Top Channel/ Shehaj në foltore: Komisioni anti-SPAK po përdoret si çekiç nga maxhoranca
09/05 18:19
Top Channel/ “Kryemiu i korrupsionit, surrogato e qeverisë”, Meta lëshon gojën
09/05 18:19
Top Channel/ Mimi Kodheli: Në ç’derexhe biem ndonjëherë… ne j’ua shtrijmë dorën për bashkëpunim
09/05 18:19
Top Channel/ “Për Agaçin nuk flitej gjëkund”, Vasili paralajmëron publikimin e dokumentit
09/05 18:18
Top Channel/ Sula i acaruar në Kuvend, nis të bërtasë! Ndërhyjnë deputetët…
09/05 18:17
Top Channel/ Bushka drejtuar opozitës: Natën protestoni kundër SPAK, ndërsa ditën kërkoni drejtësi
09/05 18:16
Top Channel/ Zhupa në Parlament: Të çudisni… ju do qëndroni ‘team Lali’ edhe kur të shkojë në burg
09/05 18:16