Basha takim në Ishëm, banorët: Je i pari që ka ardhur të na pyesë
03/12/2019 17:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi banorët e Ishmit, të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në fshatin Gjuricë dhe në Amanthe, banorët dëshmuan për braktisjen nga qeveria. “Nuk ka ardhur kush të na pyesë. I pari je ti”- i tha një banor kreut të opozitës. Ai tregon se kabina elektrike është çarë, aty pranë luajnë fëmijët, por nuk është marrë asnjë masë. “Nuk jam armik”-thotë një banor tjetër, i revoltuar nga mungesa e kujdesit të shtetit, pasi nuk ka marrë as çadër dhe asnjë ndihmë tjetër. Kreu i opozitës u shpreh se është shumë e rëndësishme që autoritetet të shkojnë pa vonesë në Ishëm, të shohin dëmin e shkaktuar nga tërmeti, të bëjnë vlerësimin dhe t’u japin qytetarëve paratë për të rindërtuar shtëpitë. Vizita e zotit Basha në Ishëm nxori në pah edhe mungesën e shërbimit shëndetësor apo ndihmave në ilaçe për të prekurit nga tërmeti, shtëpia e të cilëve është e pabanueshme. Në këtë zonë shumë pak shtëpi kanë mbetur pa u dëmtuar nga tërmeti, por banorët thonë se administrata është inekzistente, nuk funksionon asnjë grup pune. “Edhe në luftë kanë funksionuar më mirë. Asnjë grup pune s’kemi parë, – u shpreh i revoltuar një banor. – Vetëm llafe asgjë”. Duke i dhënë të drejtë banorit të Ishmit, zoti Basha tha se llafet e shumta duhen zëvendësuar me punë, veçanërisht përsa i përket vlerësimit sa më parë të dëmeve. Njerëzit duan të dinë, ka mundësi të riparohet apo do të prishet. Dikush mund të zhvendoset për disa kohë, dikush mund të planifikojë për ndërtim, riparim. Përdorimi i këtyre burimeve njerëzore.

Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04