Basha i pandehur për falsifikim/ Përplasje mes prokurorëve për “pastrimin e parave”
08/11/2019 19:42

Për të dytën herë kreu Lulzim Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare duke rrezikuar deri në 7 vite burg nëse shpallet fajtor. Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, zoti Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA. Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet. Nga kjo shkresë që disponon Top Channel zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohet nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave . Ky është dokumenti që I ka shkuar në zyrë kreut të PD dhe dy ish përfaqësuesve të saj për mbylljen e hetimit. Të dy ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve sipas ligjit 190 fraksion tre të kodit penal që parashikon dënim nga tre deri në shtatë vite burgim. Por letra sic e shikoni ka vetëm dy firma, atje mungon firma e prokurorit Kol Hysenaj. Ai ka kërkuar nga dy kolegët e tij se përse është përjashtuar dhe duket gjithë sekreti është rrëzimi e akuzës për pastrim të parave e cila u ngrit në fillim ndaj zotit basha dhe nëse ajo do të qëndronte do ishte një problem shumë serioz për të dhe që do të kërkonte shpjegime edhe për origjinën e parave. Prokurori Kolë Hysenaj mbronte qëndrimin se akuza për pastrim parash nuk duhej rrëzuar sic edhe bënë kolegët e tij Tako dhe Karanxha për aq kohë sa në themel të kësaj dosje hetimore qëndron mosdeklarimi 500.000 dollarë nga PD. Kjo dosje i shkon gjykatës pa dëshminë e lobisitit të PD Nicolas Muzin, pasi ai ka përdorur amendamentin e 5të të kushtetutës amerikane që ia njeh të drejtën për mos tu inkriminuar. Për heqjen e akuzës së patrimit të parave reagoi numri dy i PS Taulant Balla i cili thotë: Lulzim Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon? Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK. Po për këtë çështje PD thotë se prokuroria vendosi pushim e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. “Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA” thuhet në reagimin e PD..Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq.

Top News – Edhe PD në protestën e 28 nëntorit/ Berisha: Të nderojmë flamurin, detyrim i të gjithëve!
17/11 16:30
Top News – PD do lista të hapura. PS i kushtëzon me uljen e numrit të deputetëve
17/11 16:29
Top Channel/ Berisha kundër buxhetit 2027, e cilëson antikushtetues, kundërshton paketën fiskale
17/11 15:15
Top Channel/ Diella dhe Gjoni i tenderave. Rama prezanton sistemin e ri të prokurimeve me AI
17/11 15:05
Top Channel/Prokurimet online, pas Diellës Rama prezanton Gjonin: Aplikimi mund të kontrollohen…
17/11 14:08
Top Channel/ ’Standard i ri’ Rama: Shqipëria vendi më i vlerësuar për prokurimet publike
17/11 14:08
Top Channel/ ‘Modeli i ri i prokurimeve’, Rama: Sistem unik, IA do të flasë gjuhën e çdo grupi…
17/11 13:46
Top Channel/ ‘Buxhet i paligjshëm nuk e votojmë’, Berisha: Në 28 nëntor të derdhen të gjithë në…
17/11 12:52
Top Channel/’Rrofshin çunat që blejnë apartamente’, Berisha: Zëri më i fuqishëm i investimeve janë..
17/11 12:51
Top Channel/ ‘Zgjohet Sadami dhe thotë do ta bëj 15%’, Berisha komenton buxhetin e 2027 dhe…
17/11 12:45
Top Channel/ Tabaku denoncon: Demo e Hitaj refuzojnë dëgjesat për protestat, PS bllokon…
17/11 12:24
Top Channel/ PD deklaron votën kundër buxhetit 2027, Bardhi: Rama bën sikur ul taksat, por i rrit
17/11 12:18
Top News-Petro Koçi kundër përjashtimeve në PS: Vendimi për Spiropalin e Ndrecën, i tepruar
16/11 16:46
Top Channel/ Incidenti me muzikën serbe në forumin e BE Rama nga Brukseli: Serbia të njohë Kosovën
16/11 16:44
Top Channel/ Berisha sulmon SPAK dhe Ramën, kërkon bashkim të opozitës dhe protesta
16/11 15:18
Top Channel/ Rama reagon për këngën serbe. Kryeministri po merr pjesë në forumin e BE në Bruksel
16/11 15:16
Top Channel/ Anëtarësimi në BE, Rama nga Brukseli: Ne kemi bërë shumë më tepër se vendet e…
16/11 15:13
Top Channel/ ‘E sigurt që s’do jemi të mërzitshëm’, Rama nga Brukseli: Duam të martohemi këtu…
16/11 15:09
Top Channel/ ‘Nëse nuk do ishte Trump, askush s’do mendonte për Flamingot’, Rama flet për protestat
16/11 14:35
Top Channel/’ Beteja mesjetare’, Rama reagon për Kosovën: Një këngë pa shije u këndua këtu…
16/11 14:35