Ankandi i Hollivudit/ Në shitje pelerina e Supermenit
14/12/2019 19:49

Pelerina e parë e Supermenit dhe llulla e Bilbo Bagins, do të dalin në ankand të rrallë të kujtimeve të Hollivudit, javën e ardhshme dhe pritet të mbledhin 100 deri në 200 mijë dollarë. Objektet skenike nga Supermani i Kristofer Reeve dhe trilogjia e Zotit të Unazave, do të dalin në shitje të hënën, bashkë me rreth 400 tituj të tjerë nga kinemaja në shtëpinë e Ankandece Julien’s në Los Angeles. Për zëdhënësin e kësaj shtëpie ankandesh, Jason de Bord, bëhet fjalë për një seri të mrekullueshme objektesh. “Është diçka shumë e rrallë që i ka mbijetuar filmit të parë Supermen, të 1978. Është një film shumë i dashur për të gjithë. Kristofer Reeve ishte i mrekullueshëm, nuk ka patur asnjë Supermen tjetër si ai. Pelerina mund të kapë një vlerë deri në gjysmë milioni dollarë”. Në anën tjetër, llulla e Bilbo Bagins, e shoqëronte Ian Holmin në “The Fellowship of the Ring,” dhe sipas shtëpisë së ankandeve, është i vetmi shembull nga filmi në duart e koleksionistëve. Bilbo e përdorte llullën për të nxjerrë tym në formë unazash. Veç tyre në ankand do të jetë edhe koleksioni më i rëndësishëm i Star Trek, sipas organizatorëve që përfshin një xhaketë të veshur nga Kapiteni Kirk në Star Trek II që mund të kapë vlerën e 100 mijë dollarëve. Ndërkohë që të interesuarit mund të gjejnë në ankand edhe kujtime nga filma klasikë si Gone with the Wind, apo nga Jurassic park dhe Forrest Gump.

Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35