4 orë nën rrënoja me Ramë Lalën/ Ruzhdi Gripshi tregon bisedat me 17 vjeçarin dhe si arriti që ta shpëtojë
10/12/2019 19:33

Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjëndeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta. Të vendosur përpara një banese të rrenuar, harruan profesionin, por vunë zemrën në punë, e njëri prej tyrë sot është arsyeja e fortë pse Ramë Lala nuk u mposht nga tragjedia e asaj nate. Rruzhdi Gripshi, babai i futbollistit të klubit të Skëndërbeut, Nazmi Gripshi, prej një jete punon në portin e Durrësit. Vendosi të qëndronte në hije duke mos kërkuar vëmëndje për gjithcka pa apo dëgjoi, por njeriu i cili kaloi 4 orë nën rrënoja për të dalë nga aty me Ramë Lalën ka padyshim shumë për të treguar. ‘’Morëm veglat që duheshin dhe u nisëm aty ku na përcaktuan, banesën ku gjetëm Ramë Lalën. Mendova përderisa zoti ka lënë gjallë nga 9 veta këtë djalë atëhere as mua nuk do më gjente gjë. Biseduam për 4 orë me të dhe më pyeti për pjetarët e tjerë të familjes, i thashë që të gjithë kanë dalë, tani është radha jote. Dy herë i ranë të fikët dhe për ta mbajtur sa më gjallë realizonim edhe foto, i thoja që t’i bënim që ai ti kishte kujtim. Pasi dolëm nga rrënojat u largova së bashku me mikun tim, nuk ndenja për lavderime sepse veprova me zemër’’, rrëfen Gripshi për Top Channel. Ai nuk do e harrojë kurrë gjithcka i ndodhi, madje për ta kujtuar gjithmonë do ta ndihmojë dhe fotoja “selfie” që ka me Ramë Lalën në ato kushte të vështira, në atë çast e realizuar për të shpërqëndruar djalin 17 vjeçar, por tani padyshim për të shënjuar jetën e tij.

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45